2.KMP dhe Kostoja Oportune Flashcards
(42 cards)
Si mund te ilustrohet problemi ekonomik themelor?
Problemi ekonomik themelor i nje shoqerie mund te ilustrohet me ane te kufirit te mundesive te prodhimit.
Pse jane te kufizuara mundesit e prodhimit?
Mundesit e prodhimit, ne nje ekonomi te dhene, ne nje kohe te dhene, jane te kufizuara pershkak te kufizimit te burimeve.
Qka shpreh KMP
Kostoja e mundesive te prodhimit shpreh kombinime te ndryshme te mallrave dhe sherbimeve qe mund te prodhoje nje vend gjate nje periudhe te dhene kohe, duker perdorur te gjitha burimet ne dispozicion dhe me teknikat me efiqente te prodhimit.
(shembulli: 15M t ushqim 5M t veshje)
Qfar jane pikat qe ndodhen brenda vijes se KMP?
Gjdo pike qe ndodhet brenda vijes se KMP (siq eshte rasti i pikes M tek rasti yne) tregon se burimet nuk perdoren plotesisht, ose ato perdoren ne menyr joefiqente. Keto jane situata te arritshme, por te padeshirueshme.
~tkurrje
Qfar jane pikat jashte kufirit te KMPs?
Gjdo pike jasht kufirit te KMPs(siq eshte rasti i pikes N), tregon kombinime te pamundshme ose te paarritshme me sasine e dhene te burimeve dhe shkallen e dhene te efiqences.
Keto situata jane te deshirueshme por te paarritshme.
~zgjerim
Qka eshte e mundur ne rastet kur ekonomia ndodhet ne nje pik nen KMP
Eshte e mundur rritja e prodhimit te te dy mallrave njekohesisht, ose rritja e prodhimit te njerit mall, pa ulur prodhimin e mallit tjeter
Pikat ne kufirin KMPs?
(Pikat a,b,c etj) nenkuptojn perdorimin maksimal te kapaciteteve prodhuese.
Qka quajm rritje ekonomike?
Nje zgjerim i qendrueshem i mundesive te prodhimit quhet rritje ekonomike.
Nga qka kushtezohet rritja ekonomike?
Rritja ekonomike kushtezohet nga rritja e burimeve: •tokes •kapitalit •punes •permirsimi cilsor i tyre
Qka kuptojm me produktivitet?
Me produktivitet do te kuptojme sasine e produktit te prodhuar per njesi te inputeve te perdorura. Koncepti i produktivitetit eshte i lidhur ngusht me konceptin e efiqences
Efiqenca ekonomike?
Efiqenca eshte nje koncept i gjere. Percaktimi me i gjere i efiqences eshte Efiqenca Ekonomike.
Me efiqenc ekonomike, do te kuptojm ate gjendje te ekonomis, ne te cilen askush nuk mund te rrit mireqenien e tij pa cenuar mireqenien e dikujt tjeter.
Efiqenc ekonomike nenkupton arritjen e efiqences prodhuese, alokative dhe ne shperndarje.
Efiqenca prodhuese?
Nenkupton prodhimin e nje sasie te dhene produkti me minimumin e burimeve, pra nenkupton produktivitetin maksimal te mundshem
Efiqenca alokative?
Nenkupton qe burimet jane alokuar ne prodhimin e atyre mallrave dhe sherbimeve qe kerkon shoqeria
Efiqenca ne shperndarje?
Nenkupton nje shperndarje te tille te produktit te prodhuar, ne te cilin konsumatoret duke marr parasysh te ardhurat e disponueshme te tyre dhe qmimet e tregut, nuk do deshironin ti shpenzonin keto te ardhura ne ndonje menyr tjeter.
Ekonomit e mbyllura?
Per ekonomit e mbyllura niveli i konsumimit eshte i percaktuar teresisht nga niveli i prodhimit; nuk mund te konsumohet me shume se nga qka prodhohet.
Ekonomit e hapura?
Me ekonomit qe hapen ndaj njera tjetres lidhur me shkembimin e mallrave dhe te sherbimeve, nje vend mund te konsumoj edhe mallra te prodhuara ne vende te tjera, duke i zgjeruar mundesite e konsumimit tej mudesive te prodhimit
Nga qka perfiton nje vend?
Vendet perfitojn nga tregtia, nga shkembimi i mallrave dhe sherbimeve. Ai perfiton duke importuar mallra dhe sherbime qe prodhohen me kosto relativisht te larte brenda vendit ne shkembim te mallrave apo sherbimeve me kosto relativisht te ulet brenda vendit.
Qka kuptojm me specializim?
Perfitimi nga tregtia nenkupton edhe specializimin ne prodhimin e mallrave me kosto relativisht te ulet.
Me specializim do te kuptojm perqendrimin ne prodhimin vetem te nje produkti apo te disa produkteve.
Avantanzhet krahasuese?
Individet specializohen ne prodhimin e atyre produkteve apo kryerjen e atyre sherbimeve per te cilat ata kan avantazhe krahasuese.
Nje individ apo vend ka anvantazh krahasues ne prodhimin e nje malli te caktuar ne qofte se ai e prodhon ket mall me kosto oportune me te ulet se sa te tjeret.
Qka paraqet kosotoja oportune?
Rrallesia e burimeve dhe domosdoshmeria e zgjedhjes paraqet koston oportune. Ne rast te burimeve te kufizuara njerzit jane te detyruar te zgjedhin mes alternativave te ndryshme, pra zgjedhja gjithnje eshte e shoqeruar me kosto oportune.
( si shembulli i ushqimeve dhe stofrave. Nese jemi ne KMP, nuk mund te rritet prodhimi i njerit mall pa pakesuar prodhimin e mallit tjeter)
Pikerisht pra sasia per te cilen hiqet dore paraqet koston oportune te prodhimit.
Kuptohet si sakrific e bere- heqja dore nga nje e mire dhe zgjedhja e nje te mire te prodhuar me te vlefshme.
Me qka mund te shprehet Kosotoja Oportune?
Mund te shprehet ne njesi natyrore te mallit apo sherbimit te paprodhuar, dmth te alternatives nga e cila eshte hequr dore, por ajo mund te shprehet edhe ne para, ne vlere.
Qka sherben per matjen e kostove oportune?
Per matjen e kostove oportune sherben kurba e kufirit te mundesive te prodhimit.
Raporti OA/OB tregon se nga sa njesi ushqimesh duhet hequr dore per te prodhuar nje njesi shtes veshje. Pra raporti OA/OB,dmth pjerresia e drejtezes AB, qe sherben si kufi i KMP, mat koston oportune te prodhimit te nje njesie shtes veshje.
Raporti anasjellt OB/OA do ta maste koston oportune te prodhimit te nje njesie shtes ushqimi
Qka paraqet norma marxhinale e transformimit?
Ne kushtet kur ekonomia prodhon ne kmp te saj, psh te veshjeve, do te kerkonte qe nje pjes e burimeve te kalonte nga prodhimi i ushqimeve ne prodhimin e veshjeve,dmth qe ushqimi do ‘transformohej’ ne veshje. Ne keto kushte vija KMP sherben edhe per te shprehur normen marxhinale te transformimit (MRT)
Qka mat pjerresia e KMP?
Pjerresia e vijes KMP mat koston oportune dhe normen marxhinale te transformimit.