9 Flashcards
(85 cards)
Në metale, bartësit e rrymës janë ___ , kurse në tretjet e ndryshme janë ___ , në gazra janë ____ dhe ____, kurse në gjysëmpërcjellës është ______ .
elektronet e lira, jonet, _jonet , atomet , qifti electron-vrime
Sipas numrit të ngarkesave elementare, si janë të jonizuara grimcat e lëndës së tretur në ujë, dhe sa është valenca e joneve të tyre?
Sipas numrit të ngarkesave elektrike elementare, themi se grimcat e lendës së tretur në ujë janë të jonizuara njëfish, dyfish ose shumëfish, kështuqë jonet e tyre janë njëvalente, dyvalente ose shumëvalente
Cilat madhësi karakteristike i lidh ligji i Ohmit, shënoni formulën dhe njësinë. Nga kush varet rezistenca elektrike? Shënoni formulën për përçuesin homogjen cilindrik dhe nga ajo formulë përfitoni rezistencën specifike dhe njësinë:
Ligji i Ohmit lidh tri madhësi karakteristike: intensitetin e rrymës elektrike I që kalon në mes pikave A dhe B të një përçuesi me diferencë potenciali U në mes të këtyre pikave, si dhe rezistencën elektrike të përçuesit. Kjo shënohet me formulën:
I=U/R
Njësia për matjen e intensitetit të rrymës është amperi, për tension volti dhe për rezistencën është ohmi. Rezistenca elektrike varet nga forma dhe lloji i përcjellësit. Për përçuesin homogjen cilindrik (teli metalik), rezistenca është në përpjestim të drejtë me gjatësinë e përçuesit, dhe në përpjestim të zhdrejtë me prerjen tërthore të tij. R=ρ l/s p-rezistenca specifike e percjellsit
Nga ky ekuacion, rrjedh se rezistenca specifike është (p=RS/l) dhe paraqet rezistencën me seksion tërthor S = 1 njësi, dhe gjatësi l = 1 njësi; kurse njësia është: ohm/meter (Ώ*m)
Për qëllime mjekësore është e rëndësishme të dihet densiteti i rrymës, shënoni edhe formulën:
Nëse nëpër trupin e pacientit të izoluar prej tokës, lëshohet rryma me anë të dy pllakave S1 dhe S2, të vendsoura në dy pjesë të ndryshme të trupit, atëherë rryma e cila psh hyn nëpër pllakën S1 do të jetë e barabartë me rrymën që del nëpër pllakën S2. Nga kjo kemi: (J_(1^S ) ) ⃗_1=(J_2 ) ⃗s_2
Intensiteti i rrymës është në përpjestim të zhdrejtë me sipërfaqen e elektrodave (pllakave). Nëse përdorim elektorda me sipërfaqe të njohura, atëherë mund të fitojmë rrymën me densitet të dëshiruar. Kjo ka rëndësi për qëllime fiziatrike dhe terapeutike, sepse me to mund të përqendrohet veprimi i rrymës në pjesë të caktuara të trupit.
Për çka shfrytëzohet elektroforeza zonale?
Për separimin e proteinave të serumit të gjakut, i cili përbëhet prej pesë fraksioneve kryesore: albuminave dhe katër fraksione: α_1,α_2,β dhe γ – globulinë.
Përshkruani dallimin ndërmjet rrymës njëkahore ose të vijueshme dhe asaj alternative:
Kur kahu i rrymës nuk ndërron gjatë kohës t, rrymën e quajmë njëkahore ose të vijueshme. Në rastet kur kahu i rrymës ndërrohet me kohën t, rryma quhet alternative.
Si pasojë e kujt mund të vie deri te rritja e ndjeshme e rezistencës elektrike në organizmin e njeriut, në cilin rast kjo rritje është shumë e dukshme, pse na shërben vlera e rezistencës elektrike në organizëm dhe trego një shembull tjetër ku përdoret matja e rezistencës elektrike?
Dëmtimi i nervave në ndonjë zonë të trupit ose shtypja e tyre nga karcinomat apo nga ndonjë lloj tumori, shkakton rritjen e ndjeshme të rezistencës elektrike në zonën përreth. Kjo rritje është shumë e dukshme te gjoksi në rastin e kancerit të mushkërive, gjë që e bën matjen e rezistencës një mënyrë shumë të efektshme, duke pasur paraysh edhe thjeshtinë edhe shpejtësinë e saj, në zbulimin e kësaj sëmundjeje. Vlera e rezistencës shërben gjithashtu si tregues I stadit të përparimit të kancerit. Matja e rezistencës përdoret në diagnostifikimin dhe lokalizimin e sëmundjeve të enëve të gjakut apo dëmtimeve nervore.
Përcjellësit kanë rezistencë të vogël, të rendit _____ ;
Izolatorët kanë rezistencë specifike shumë të madhe _________ ;
Rezistenca specifike e gjysmëpërçuesve ka vlerë të _____ , ndërsa te supërpërcjellësit vlera është ___
10-8 ohmmeter , 1010 – 1016 ohm/meter, ndermjetme , 0
Përshkruani rolin e termistorit në pneumografi:
Termistorët përdoren në pneumografi, atëherë kur bëhet kontrollimi respirator. Në këtë rast, sonda speciale me termistor vendoset në vrimat e hundës dhe matja bazohet në ndryshimin e temperaturës gjatë frymëmarrjes
Si përcaktohet intensiteti kur bëhet fjalë për elektrolit, shënoni formulën:
Përcaktohet me shumën e joneve pozitive dhe negative që kalojnë në të njejtën kohë t, nëpër një sipërfaqe normale me kahun e lëvizjes së joneve. Formula është:I=(Q_++Q_-)/t
Çka quajmë forca f.e.m ose burime të rrymës elektrike?
Në rast se duam që nëpër qarkun elektrik rrjedhja e rrymës elektrike të mos ndërpritet, nevojitet një forcë shtytëse, e cila do të kryej punë të vazhdueshme mbi ngarkesat, duke mbajtur një diferencë potenciali të pandryshuar në skajet e rezistencës. Forcat e tilla quhen f.e.m ose burime të rrymës elektrike
Në bazë të përçueshmërisë elektrike, pjesët e organizmit ndahen në
Përçues jo të mirë: kockat dhe shtresat e jashtme të lëkurës
- Përçues të mesëm: indet e muskujve
- Përçues të mirë: gjaku, lëngu cerebro-spinal, lëngjet e organizmit
Kush shfrytëzohen si bartës të elektroforezës?
Shfrytëzohen mjediset mbështetëse, psh letër Whatman, acetat celuloze, letër filteri etj.
Mbrojtja e aparaturave me tokëzim të rregullt
- Mbrojtja e pacientit, përkatësisht e personelit që punon me aparaturë me këpucë dhe me veshje të përshtatshme
- Kujdes, profesionalizëm dhe dituri në përdorimin e aparaturave elektrike
Elementet galvanike janë burime kimike të _________ .
rrymes elektrike te vazhduar
Nga kush përbëhet qarku i rrymës elektrike?
Burimi i rrymës
2. Rezistencat elektrike
3. Instrumentet matëse ampermetri e voltmetri
4. Ndërprerësi
Rezistenca elektrike e përçuesit ndryshon me temperaturën sipas formulës:
R=R_0 (1+αt)
Ku R dhe R0 janë rezistencat e përçuesit në temperaturë t dhe 0 gradë, α është koeficienti termik i ndërrimit të rezistencës.
Lidhjen ndërmjet nxehtësië dhe punës si dhe studimin sasior të efektetit termik të rrymës elektrike, i pari e ka hulumtuar fizikani anglez Xhejms Xhaul. Shënoni me fjalë dhe formulë këtë ligj:
Sasia e nxehtësisë Q që lirohet në një qark, është në përpjestim të drejtë me rezistencën R të tij, me intensitetin e rrymës U në fuqinë e dytë dhe me kohën t, gjatë së cilës rrjedh ajo rrymë.Q=I^2 Rt
Prodhimi në mes intensitetit dhe tensionit (IU) është ___ ____ në njësi të kohës, ____ ose ___ , e cila shprehet në _____ . Shënoni formulën:
energjia, (E/t), fuqia (P), vat (w) , P=E/t=UI(=)VA=W
Rezistenca specifike e tretësirë ujore të NaCl, me rritjen e ____ , ajo ndryshon. Shënoni vlerat e rezistencave për tretësirat e mëposhtme:
0.01 N ; ρ = ____ 0.1 N ; ρ = __ ___ 1 N ρ = ___ __
perqendrimit, 78.5 ohmm , 78.5 ohmm, 0.102 ohm*m
Nga kush varen vetitë elektrike të organizmit dhe indeve të tij, çka përfaqësojnë indet, nga kush përbëhen ata (dhe shënoni nivelin e përçueshmërisë së këtyre pjesëve):
Organizmi dhe indet e tij kanë veti elektrike që varen nga mikrostruktura e tyre. Indet përfaqësojnë një sistem shumë të ndërlikuar. Ato përbëhen nga:
- Proteinat koloidale ( përçuese të dobëta të rrymës elektrike )
- Tretësirat e kripërave inorganike ( përçuese relativisht të larta)
- Tretësirave
Përshkruani elementet galvanike që janë burime kimike të rrymës elektrike të vazhduar, dhe në bazë të kësaj dukurie, kush ishte i pari që në bazë të kësaj dukurie përgaditi një burim të këtillë të rrymës elektrike e si quhet ai?
Përbëhen prej dy pllakave metalike (përçues të llojit të parë), të zhytura në tretësirë (përçues të llojit të dytë). Në afërsi të përçuesit të llojit të parë në tretësirë lind ndryshimi i potencialeve. Në bazë të kësaj dukurie Volta, i pari përgaditi një burim të këtillë të rrymës elektrike, që quhet elementi I Voltës.
Formulo dy ligjet e Faradejit me fjalë dhe shëno formulat përkatëse:
Ligji i parë: Masa e lëndës që depozitohet në katodë gjatë kalimit të rrymës elektrike është në përpjestim të drejtë me sasinë e ngarkesës elektrike q, që rrjedh nëpër tretës gjatë kohës t:
Ku k quhet ekuivalenti elektrokimik, i cili varet nga natyra e lëndës dhe është i barabartë me sasinë e lëndës se depozituar në katodë gjatë kalimit nëpër tretës në njësi të ngarkesës elektrike, prak=m/It=m/q
Ligji i dytë: ekuivalenti elektrokimik i lëndëve është në përpjestim të drejtë me ekuivalentin kimik të tyre. Ekuivalenti kimik është në përpjestim me raportin e masës atomike A të elementit dhe valencës së tij n, të cilën e shfaq në lidhje kimike.
m=A/nF q
F quhet numri i Faradejit. Kur masa e depozituar është e barabartë me një ekuivalent m = A/n, nga formula e sipërme gjejmë F = q dmth numri i Faradejit është i barabartë me sasinë e ngarkesës elektrike që duhet të kalojë nëpër tretës në mënyrë që në katodë të depozitohet masë prej 1 kg – ekuivalenti të lëndës së tretur. F është vërtetuar se është 96500 C/kg.
Një nga shëndërruesit që më së shumti përdoret në mjekësi është Termistori. Përshkruani atë:
Është një rezistor i ndjeshëm në temperaturë, pra paraqet një shëndërrues të temperaturës. Hyn në grupin e elementeve aktive, sepse rezistenca e tij ndryshon me temperaturën. Janë me madhësi të vogla dhe kanë koeficient relativisht të madh të temperaturës. Matet temperatura e lëkurës, rektale dhe ezofagale. Pëdorim të gjerë kanë gjetur në matjen e temperaturave prej 35 deri 42 gradë. Kanë një saktësi prej 0.1 gradë dhe shpejtësi matjeje për 20 s që dmth më shpejtë se termometrat klasikë.