A1 Flashcards
(23 cards)
Qasjet teorike për Kulturën Politike:
a) Qasja institucionale
b) Zgjedhja racionale:
c) Qasja politiko-kulturologjike
Qasja institucionale
Shpjegon se institucionet politike janë vendimtare për kuptimin e politikës, për funksionimin dhe mbajtjen e stabilitetit shoqëror,politik.
Zgjedhja racionale
Konsideron se njeriu para së gjithash është qenie racionale e interesit, ndaj për këtë njerëzit politikat e tyre i ndertojnë mbi atë bazë.
Qasja politiko-kulturologjike
Thekson se secila politikë e ka bazën objektive dhe subjektive ndaj veprimit, sjellja politike e masave dhe e elitave nuk është vetëm racionale dhe interesante porse është e mbështetur në traditat, zakonet,në emocionet e besueshmërisë, lojalitetit etj.
G. Almond
ishte themelues i qasjes moderne, shkencore,politiko-kulturologjike të politikës. Në punimet e tij ai shpjegon zhvillimin historik të kësaj qasjeje dhe ka mbrojtur e argumentuar arsyeshmerinë e qasjes përkatese.
Zhvillimi i qasjes politiko-kulturologjike
fillon nga filozofia antike, atëhere kur Aristoteli kishte studiuar mbi rolin dhe rëndësinë e kulturës politike duke shtruar pyetjen, nëse “njeriu i mirë” mund të jetë edhe “qytetar i mirë”
Qasja moderne
zë fill nga shekulli i XX-te, në kuader të shkollës për hulumtimin e marrëdhënies midis “kulturës dhe personalitetit”. Baza themelore teorike e kësaj shkolle ishte se modelet e socializimit, edukimit, stukturat dhe autoriteti familjar janë vendimtare për shpjegimin, interpretimin dhe të kuptuarit e zhvillimit të personalitetit të individit dhe rolit të tyre në shoqeri dhe histori.
Etapa e dytë për zhvillimin e qasjes politiko-kulturologjike
Filloi dhe u zhvillua në vitet 1950-1970. Kjo etapë cilësohet si definim shkencor i teorisë dhe metodologjise së qasjes përkatese, pra, ndaj qasjes politiko-kulturologjike.
G.Almond dhe S.Verba, politike,”The Civil Culture”
U botua më 1963. Në këtë libër, për herë të parë në shkencen politike e promovuan konceptin “Kulturë Politike”,duke na bërë të kuptojmë se, sipas tyre hulumtimi, studimi i kultures politike paraqet aspektin më të rëndësishem dhe dinamik të shkences politike.
Demokracia si rend
zhvillohet në mënyrë institucionale ,si demokraci reprezentative.
Kritika kryesore e demokracisë reprezentative konsiston në çështjen se si qytetarët në atë demokraci nuk janë mjaftueshëm subjekt të politikës, ndaj si e tillë demokracia e humb domethënien e saj burimore.
Problemet kryesore për definimin e kulturës politike
Përgjithësisht ka të bëjë me të kuptuarit e konceptit “kulturë”.
Parsoni për kulturën politike
Për Parsonin, kultura është faktor, objektiv dhe subjektiv, me rëndësi dhe ndikim në orientimin, përcaktimin e veprimeve të njerëzve.
Katër nivelet themelore të dimensioneve relative për kulturën politike të D.Patrick
a) Definicioni objektiv
b) Definicioni psikologjik
c) Definicioni heuristik-njohës
d) Definicioni gjithëperfshirës
Definicioni objektiv
Kultura politike është një varg besimesh, idesh, normash dhe vlerash të cilat i determinojnë modelet e caktuara të mendimit, ndjenjave dhe veprimeve të njerëzve.
Definicioni psikologjik
Kultura politike definohet si një varg i orientimeve specifike politike, përkatesisht të qëndrimeve ndaj sistemit politik si dhe qëndrimet ndaj rolit të individit në politikë.
Definicioni heuristik-njohës
Kultura politike është një varg qëndrimesh, besimesh dhe ndjenjash të cilat u japin domethënie proceseve politike dhe njëherazi sigurojnë kushtet dhe rregullat themelore të cilat drejtojnë, udhëheqin me sjelljet në sistemin politik.
Definicioni gjithëpërfshirës
Këtu përmenden definicionet e Tuckerit dhe Fagenit, ku këta theksin e vejnë në modelet e sjelljeve manifestuese të cilat përsëriten
3 Karakteristikat e G. Patrick rreth definicioneve të Kulturës Politike
Besimi
Vlerat
Qëndrimet
The civil culture
sipas Almondit dhe Verbes edhe më tej është bazë gradioze për kulturën politike demokratike. Në këtë libër mund ta gjejmë thuajse në tërësi teorinë për kulturën politike.
Kultura politike për Almondin, Verben dhe Pyean
Për Almondin,Verben dhe Pyean kultura politike paraqet orientimet specifike politike -qëndrimet ndaj sistemit politik dhe pjesët e tij si dhe qëndrimet për rolin e secilit individ në sistem.
Almond për “Sistemin Politik”
Ai shkruan se mund të flitet për “sistemin politik” si objekt i përgjithshem i kulturës politike, pastaj për “procesin politik” si një objekt tjetër i tërësishëm si dhe për “pushtetin politik” si pjesë e tretë përbërëse, madje objekt i pavarur i kulturës politike.
Kultura e “sistemit”, “procesit” dhe “pushtetit-sundimit” përfshijnë tërësinë e kulturës politike qytetare.
S. Verba rreth kulturës politike
S. Verba jep definicionin se “Kultura politike e shoqerisë përbëhet nga sistemi i besimeve empirike, simboleve ekspresive dhe vlerave të cilat e definojnë situatën në të cilën ndodh veprimi politik”.
Kultura politike e një populli
Kultura politike e një populli përbëhet edhe nga simbolet ekspresive të politikes, siç janë flamuri nacional, himni nacional, stema kombëtare etj.
-Theksi pra është tek kultura politike si pjesë e besimit empirik të njerëzve për politikën.
-Sipas tij pra, kultura politike dhe komunikimi nuk flet për atë që ndodh në botën e politikës, por për atë se çfarë besojnë, çfarë përshtypje kanë njerëzit lidhur me ato
ngjarje dhe zhvillime. D.m.th kultura politike është sistem i orientimeve subjektive ndaj politikës dhe ndikon në atë se si individi do të reagojë ndaj zhvillimeve politike. -Ndaj, kultura politike përmes dorës së saj të “padukshme” ose e stabilizon ose gradualisht e dobëson sistemin politik, pushtetin.