farmakokinetike Flashcards

(45 cards)

1
Q

perthitja dhe faktoret qe lidhen me barin

A

-Madhësia e molekulës së barit
-Tretshmëria në yndyra dhe shkalla e disocijimit
-Forma farmaceutike e barit.
-Doza dhe përqendrimi i barit

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
2
Q

perthithja dhe faktoret qe lidhen me organizmin

A

-Struktura histologjike e vendit të administrimit
-Prania e sistemeve të transportit për barnat
-Sasia, cilësia dhe pH i lëngjeve të vendit të administrimit, pasi ndikojnë në shkallën e jonizimit
-Prania e sistemeve enzimatike
-Madhësia e sipërfaqes përthithëse.
-Intensiteti i qarkullimit të gjakut (numri i kapilarëve dhe fluksi i gjakut) tek vendi i administrimit
-Gjendje ose faktorë që ndikojnë integritetin anatomik–funksional të sipërfaqes përthithëse

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
3
Q

nga kush varet koha e qendrimit te barit ne stomak dhe zorre, vonesat ne tranzit dhe ku behet perthithja me e paket/teper

A

Koha e qëndrimit në stomak ndikohet nëse bari merret para apo pas ngrënies
ndërsa koha e qëndrimit në zorrë varet nga shpejtësia e tranzitit gastrointestinal.

Megjithatë, vendi kryesor
i përthithjes së shumë barnave është zorra e hollë (intestini), sidomos pjesa
proksimale e tij (jejunum).
Përthithja nga zorra e trashë, në përgjithësi, është e vogël dhe e parëndësishme.

Stomaku zbrazet me një gjysmëjetë mesatarisht rreth 1 orë ndërsa
tranziti intestinal (jejunim dhe ileum) kryhet për 4–6 orë

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
4
Q

efekti i kalimit te pare ne hepar dhe barnat qe i nenshtrohen

A

Klirensi presistemik që ndodh në hepar, njihet me termin “efekt i
kalimit të parë”.
Barnat që i nënshtrohen metabolizmit të kalimit të parë përfshijnë: Propanolol,
Lidocaine, Diazepam

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
5
Q

Kur nje bar merret me rruge orale , qëllimi është qe ai pasi të përthithet të shkaktojë një efektsistemik, por ka dhe përjashtime.

A

Vankomicina absorbohet shumë dobët,dhe administrohet nga goja për të çrrënjosur formimin e Clostridium difficile nga lumeni i zorrëve te pacientët me kolit pseudomembranoz (një efekt
negativ i antibiotikëve me spekter te gjere).

Mesalazina është një formulim varur nga pH që degradon në ileumin terminal dhe kolonin proksimal dhe përdoret për të trajtuar sëmundjet inflamatore të zorrëve që ndikojnë në këtëpjesë te zorrëve.

Olsalazina është një prodrug që
ndahet nga bakteret e zorrës së trashë në zorrën distale dhe përdoret për trajtimin e pacientëve me kolit distal.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
6
Q

KUFIZIMET E RRUGËS ORALE TË
ADMINISTRIMIT

A
  • Veprimi i barnave është më i ngadalshëm dhe për këtë arsye nuk është i përshtatshëm për
    situatat e emergjencave.
  • Barnat e papëlqyeshme (kloramfenikoli) janë të vështira për t’uadministuar dhe keshtu
    duhet te perdoret në kapsula
  • Mund të shkaktojë nauze dhe të vjella
  • Nuk mund të përdoret ne rastin kur pacienti ka mosbashkëpunim/pavetëdije/apo të
    vjella.
  • Absorbimi i barnave mund të jetë i ndryshueshëm dhe i çrregullt:disa barna nuk
    absorbohen (streptomicina) apo disa shkatërrohen nga lëngjet tretëse (penicilina G, insulinë) ose në mëlçi (GTN, testosterone, lidokainë).
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
7
Q

avantazhet e perthithjes sublinguale

A

Kjo zone, ndryshe nga rajonet e tjera bukale (si qiellza e fortë, gingiva ose sipërfaqja dorsale e gjuhës), si dhe zona sublinguale nuk kanë epitel të
keratinizuar

Megjithëse sipërfaqja përthithëse është e vogël dhe epiteli shumë shtresor, disa barna, veçanërisht ato që janë tepër të tretshëm në yndyra dhe të
pajonizuar (nitroglicerina, metiltestosteroni),përthithen shumë shpejt dhe në sasi të mjaftueshme për të shfaqur efekt farmakologjik.

duke kaluar në venat që derdhen në venën kava superior i shpëton efektit të kalimit të parë në hepar.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
8
Q

Barnat me te shpeshta qe perdoren ne rruge sublinguale jane

A

Nitroglicerine, Captopril, Nifedipine etj.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
9
Q

avantazhet e rruges rektale

A

Kjo është një rrugë e përdorshme kur i sëmuri ka të vjella ose ka humbur
vetëdijen, si dhe tek fëmijët e vegjël.

Rreth 50% e dozës së dhënë përthithet nga venat që derdhen në venën
kava inferior duke i shpëtuar efektit të kalimit të parë në hepar.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
10
Q

disavantazhet e rruges rektale

A

shpesh, përthithja me këtë rrugë është e çrregullt dhe jo e
plotë.
Shumë barna shkaktojnë irritim të mukozës rektale.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
11
Q

Barnat me te shpeshta qe perdoren ne rruge rektale jane

A

Diazepam,
Indomethacin, Paraldehyde etj.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
12
Q

cfare injektojme ne rruge intravenoze dhe disavantazhet

A

Kur injektojmë “bolus” intravenoz përqendrimet maksimale
plazmatike arrihen pothuajse menjëherë dhe efekti fillon shumë shpejt. Intravenë mund të jepen vëllime të mëdha dhe barna irrituese ku injektimi bëhet me ngadalë, përqendrimi i barit hollohet nga gjaku.

Meqenëse bari futet drejt në gjak është e pranishme mundësia e rritjes së menjëhershme në vlera të larta të
përqendrimeve plazmatike dhe e shfaqjes së efekteve të padëshiruara.
Bari po u fut në gjak nuk mund të
nxirret më siç mund të bëjmë me zbrazjen e stomakut.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
13
Q

cfare lloj tretesirash jepen ne rruge iv

A

Me rrugë venoze jepen vetëm tretësirat ujore të barnave, ndërsa ato vajore janë të kundërindikuar.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
14
Q

cfare favorizon injektimin intramuskular dhe tret qe jepen dhe cilat tip injeksionesh

A

Përthithja në këto raste favorizohet nga gradienti i përqendrimit (difuzion pasiv) dhe ekzistenca e “dritareve endoteliale” në kapilarët e vendit ku është bërë injektimi.

Barnat në tretësira ujore përthithen shpejt, sidomos kur qarkullimi i gjakut në vendin e injektimit është i madh. Barnat në tretësira vajore përthithen më ngadalë dhe për një kohë të gjatë.
Me këtë rrugë, nuk mund të jepen vëllime të mëdha, ose lëndë irrituese.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
15
Q

disavantazhet e rruge subkutane (perfshir tipi i njeksioneve)

A

Përthithja e barnave është në përgjithësi më e ngadaltë se rruga muskulore.

Me këtë rrugë nuk duhet të përdoren substanca irrituese sepse shkaktojnë nekrozë, si edhe
nuk duhen dhënë volume të mëdha sepse japin dhimbje.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
16
Q

avantazh dhe disavantazhet e rruges peritoneale

A

bari përthithet shpejt (për shkak të sipërfaqes së madhe të
përthithjes), por meqë kjo ndodh nëpërmjet sistemit të venës porta, ai mund t’i nënshtrohet
efektit të kalimit të parë në hepar. Sidoqoftë, përdorimi i kësaj rruge është i kufizuar përshkak të mundësisë së infeksionit dhe krijimit të aderencave.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
17
Q

rruga intratekale

A

Rruga intratekale shmang barrierën hematoencefalike dhe përdoret kryesisht gjatë
anestezisë spinale (subdurale) ose për trajtimin e infeksioneve akute të SNQ.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
18
Q

barnat qe jepen ne rruge respiratore
avantazhet

A

Nëpërmjet kësaj rrugë jepen barnat e gaztë dhe volatilë, përthithja e të cilëve bëhet kryesisht nëpërmjet epitelit
pulmonar (alveolave). disa barna (p.sh barnat beta-2 agonistë, kortikosteroidët)

Përthithja është shumë e shpejtë falë
sipërfaqes së madhe.
Me këtë rrugë nuk shfaqet efekti i
kalimit të parë në hepar.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
19
Q

efekti i deshiruar ne aplikimet ne rruge kutane dhe mukoze dhe perjashtimet

A

Kjo rrugë përdoret kryesisht për marrjen e efekteve lokale prandaj kalimi i barit nga lëkura në gjak vlerësohet si ngjarje e padëshiruar.

Megjithatë, vetëm pak barna mund të përthithen nga lëkura e padëmtuar. Në këto raste përthithja favorizohet nga sipërfaqja e madhe e aplikimit dhe tretshmëria e lartë e barit në yndyra.

20
Q

cfare favorizon shume perthithjen lekure dhe mukoze

A

Kur lëkura është e dëmtuar (gërryerje, djegie) barnat përthithen më
lehtë sepse epiderma shërben si barrierë. Gjithashtu, gjendjet
inflamatore të lëkurës mund të shtojnë përthithjen sepse është shtuar
qarkullimi lokal të gjakut.

21
Q

Barnat që jepen nga goja dhe që kanë biodisponibilitet absolut të lartë

A

përshkojnë mirë membranat qelizore (epitelin intestinal) dhe kanë
klirens të vogël presistemik.

22
Q

faktoret qe ndikojne bioefektivitetin

A

Efekti I kalimit te pare ne hepar

Tretshmëria e barit: Që një bar të absorbohet lehtësisht, duhet të jetë kryesisht lipofil, por te ketë një farë tretshmërie në tretësirat ujore.

Paqëndrueshmëria kimike:

Natyra e formulimit të barit: madhësia e grimcave, forma e kripës, polimorfizmi kristal dhe prania e eksipientëve

23
Q

cfare eshte shperndarja dhe kur arrin bari perqendrimin max dhe kur fillon te ulet

A

Shpërndarje quhet procesi i kalimit të barit nga gjaku në indet e
organizmit.
Për atë pjesë të kohës që bari ndodhet vetëm në gjak përqendrimi plazmatik i tij është i lartë.

Më pas, ky përqendrim fillon të ulet me shpejtësi, gjë që tregon se bari
ka filluar të largohet nga gjaku drejt lëngjeve ndërqelizore dhe
qelizave (indeve) të organizmit, pra ka filluar të shpërndahet në inde.

24
Q

faktoret qe ndikojne te shperndarja

A

Shpërndarja e një medikamenti nga plazma në intersticium varet
nga:

-Debiti kardiak dhe fluksi lokal i gjakut,
-Përshkueshmëria e kapilarëve, vëllimi i indeve,
-Shkalla e lidhjes së barit me proteinat e plazmës dhe indeve dhe
-Lipofiliteti relativ i barit.

25
si vihet ne levizje kalimi i indeve nga gjaku ne inde
Kalimi i barit nga gjaku drejt indeve vihet në lëvizje nga gradienti i përqendrimit. Shpërndarja përfundon kur përqendrimi plazmatik dhe përqendrimi në lëngun intersticialdhe brendaqelizor bëhen të barabartë.
26
ne cilat struktura dhe situata rritet e ulet shperndarja
Veshka, hepari, truri kane vaskularizim me te mire dhe rritje te rrjedhes se gjakut pra rritje te Shperndarjes Lekura, indet kane ulje te rrjedhes se gjakut dhe ulje te Shperndarjes Situatat e shokut hemorragjik , hipovolemik shoqerohen me hipotension pra ulje te rrjedhes se gjakut dhe ulje te Shperndarjes Ne shok septik kemi rritje te Shperndarjes dhe duhen doza me te medha per te marre efektin
27
cfare eshte rishperndarja, si ndodh akumulimi i barnave dhe funksioni ne inde
Gjatë dhe kryesisht pas shpërndarjes ndodh edhe një rishpërndarje e barit, që nënkupton kalimin e tij nga indet ku ai ndodhet në përqendrime të larta (inde të vaskularizuara mirë) drejt atyre me përqendrimemë të ulëta (më pak të vaskularizuara). Barnat mund të akumulohen në inde të caktuara në përqendrime më të larta se ato të pritshme nga procesi i ekuilibrit të difuzionit si pasojë e gradientit të pH, duke u lidhur me përbërës intraqelizorë ose duke u shpërndarë në përbërësit yndyrorë. Indi, apo organi në të cilin akumulohet bari mund të shërben si rezervuar indor, i cili zgjat efektin e barit në të njëjtin ind ose në inde apo organe të tjera, në të cilat arrin nëpërmjet qarkullimit.
28
cfare eshte tiopentali i natriumit pse vepron shpejt (2) dhe pse veprimi zgjat pak
Ky është anestetik intravenoz, që vepron shumë shpejt pasi ka tretshmëri shumë të lartë në yndyra dhe fluksi i gjakut në tru është shumë i lartë ku arrin përqendrimin maksimal në SNQ dhe brenda 1 minute pas fillimit të injektimit intravenoz fillon procesi i anestezise. Pas mbarimit të injektimit të barit përqendrimet plazmatike të tij bien ndërkohë që tiopentali rishpërndahet në inde të tjera.
29
pas dozes se dyte te tiopentalit te natriumit cfare vihet re te efektiviteti
Anestezia e dozës së parë zgjat 10-15 minuta. Nëse procedura kirurgjikale nuk ka mbaruar dhe duhet të përsërisin injektimin doza e dytë do ta fillojë efektin shumë shpejt por zgjimi i të sëmurit nuk do të ndodhi pas 15 minutash pasi bari është akumuluar në indin dhjamor dhe në muskujt, që kanë të depozituar sasi të mëdha të tij. Në këtë mënyrë këto inde (depo) do të shkaktojnë që ky bar me kohë veprimi të shkurtër në rastin e dozës së dytë të tregojë veprim afatgjatë.Përfundimi I efektit të dozës së përsëritur do të varet tashmë krejtësisht nga ritmet e biotransformimit dhe të ekskretimittë tij.
30
ne cfare niveli ndodh shperndarja cila barriere e pengon dhe e lejon
Shpërndarja është një proces intensiv që ndodh në nivelin e kapilarëve dhe zhvillohet në të gjithë organizmin. Barierat anatomike e pengojne (truri muskujt me kapilare te ngjeshur) Hepari , Palca e kockave (kapilare sinusoidale) dhe Veshkat (kapilare te fenestruar) kane rritje te Shperndarjes.
31
pse placenta nuk konsiderohet barriere dhe kriteret per shperndarjen
Placenta, me përjashtime të pakta, nuk është barrierë dhe fetusi bie në kontakt me shumicën e barnave qëpërdor nëna, sidomos me ata që janë të tretshëm në yndyra dhe pak të disocijuar.
32
pse barriera hematoencefalike nuk kalohet dhe perjashtimet
Kjo ndodh për shkak se kapilaret e SNQ i kanë qelizat endoteliale shumë të ngjeshura me njëra-tjetrën dhe nuk lejojnë kalimin e molekulës së barit me rrugë paracelulare. Megjithatë, barriera hematoencefalike kalohet nga barnat e tretshëm në yndyra dhe/ose të padisocijuar, me rrugë transcelulare).
33
cfare natyre eshte lidhja e barit me proteinat plazmatike me ke lidhen barnat acide dhe bazike
Bari lidhet me proteinat plazmatike në mënyrë të rikthyeshme. Barnat me natyrë acide lidhen me albuminat e gjakut Barnat me natyrë bazike,lidhen me alfa1 glukoproteinat acide të gjakut.
34
fraksioni i lidhjes bar-proteine kush ndikon(3) dhe cili fraksion esht pergjegjes per efektin dhe proceset e tjera
fraksioni tregon përqindjen e sasisë së përgjithshme të barit te lidhur.Ky fraksion varet nga përqendrimi i barit në plazmë, nga afiniteti i tij për vendet lidhëse si edhe nga numri i tyre. Kompleksi bar-proteinë plazmatike nuk shpërndahet në inde pasi molekula e proteinës me të cilën është i lidhur, është tepër e madhe për të dalë nga shtrati kapilar. Për këtë arsye, është vetëm fraksioni i lirë i barit ai që mund të lërë gjakun dhe të shpërndahet në inde dhe të veprojë në receptorë.
35
cfare jane depot indore dhe ku ndryshojne me receptoret farmakologjike
Depo indorë quhen të gjithë ato inde që përmbajnë struktura ose komponentë me afinitet kimik të caktuarpër barin e dhënë. Këto komponentë indorë përngjasojnë me receptorët farmakologjikë sepse kanë vetinëpër tu lidhur me barin (zakonisht në mënyrë të rikthyeshme), por ndryshojnë prej tyre sepse lidhja e barit me to nuk shkakton asnjë efekt farmakologjik.
36
konkurenca e 2 barnave ne lidhjen me vendet e njejta te lidhjes ne proteinat plazmatike
37
cfare eshte doza e ngopjes
38
komponentet dhe indet qe sherbejne si depo me kapacitet te madh
Proteinat, fosfolipidet dhe nukleoproteinat shërbejnë,si depo me kapacitet të madh. Indi dhjamor shërben si depo për barna që treten mirë në yndyra. Kjo duhet mbajtur mirë parasysh sepse ky ind përbën nga 10% (tek kahektikët) deri në 50% (tek obezët) të peshës trupore. Indi kockor shërben si depo për tetraciklinën, metalet e rënda si dhe antidotët e metaleve divalentë.
39
deri ku shpendarhen barnat e pa/tretshme ne yndyrna kush sjell rritje/ulje te shperndarjes
Një bar që tretet keq në yndyra zakonisht shpërndahet vetëm në lëngun ndërqelizor Barnat e tretshëm në yndyra shpërndahen edhe në atë lengun brendaqelizor. Bar me madhesi te vogel, jo I ngarkuar, jo polar, lipofil ka rritje te Shperndarjes Bar I madh, I ngarkuar, polar, hidrofil ka Shperndarje te vogel
40
vellimi i shperndarjes
Vëllimi i shpërndarjes tregon vëllimin e nevojshëm që duhet për të përfshirë gjithë sasinë e barit që ndodhet në organizëm me kusht që përqendrimi i barit në këtë vëllim teorik të jetë sa përqendrimi plazmatik.
41
formula e vellimit te shperndarjes dhe lidhja me lipofilitetin
Vëllimi i shpërndarjes korrelon sasinë e barit që ndodhet në organizëm përkundrejt përqendrimit të tij në gjak apo plazmë(Cp): Barnat që treten keq në yndyra kanë një vëllim shpërndarje më të vogël se sa ato që janë të tretshëm nëyndyra. Sa më tepër shpërndahet një bar aq më i madhështë vëllimi i tij i shpërndarjes.
42
Barnat që mbeten kryesisht në shtratin vaskular (plazmë)
Vsh I vogel (~ 4L) Kanë molekulë të madhe Heparina, Manitoli Janë shumë të lidhur me proteinat plazmatike Warfarina, Fenilbutazoni
43
Barnat që dalin jashtë shtratit vaskular
Vsh I mesem (~ 12L) Keto barna mbeten në lëngjet jashtëqelizore, sepse për shkak të mungesës së tretshmërisë në yndyra nuk futen dot në qeliza (Aminoglukozidët). Jane barna Te jonizuar, Polare, Afinitet mesatar per proteinat plazmatike, Nuk metabolizohen, Eksretohen me veshka Risk per mbidozim ne IRA, ( kujdes klirensi I kreatinines)
44
Barnat që dalin jashtë shtratit vaskular dhe qendrojne Intraqelizor
Vsh I madh (~ 24L) Barnat që, veçse në lëngjet jashtëqelizore, hyjnë në qeliza, ku mund të arrijnë përqendrime të konsiderueshme në qoftë se lidhen me trigliceridet e indit adipoz ose në qoftë se kanë një afinitet të lartë për proteinat indore (Digoksina, Morfina, Propranololi, etj). Jane barna: Te pajonizuar, Jo polaare, Lidhje te vogel me proteinat plazmatike, Metabolizohen ne nje forme me pak lipofile, Reabsorbohen, Eksretim hepatik, (risk ne insuficience hepatike)
45