Fondi B 5 Flashcards
(435 cards)
-
Zona akustike ndodhet në lobin:
A) oksipital
B) frontal
C) parietal
D) temporal
E) limbik
D) temporal
- Në cilën prej gjendjeve të mëposhtme rezultojnë të jenë rritur Anti-streptolizinat?
A) gjendje akute e sëmundjes reumatike
B) gjendje nënakute e artridit rheumatoid
C) spondilit ankilosant
D) artropati uretike
E) osteoartrozë e përhapur
A) gjendje akute e sëmundjes reumatike
- Kur mund të rezultojë testi i shtatëzanisë pozitiv nga data e mosardhjes së menstruacioneve?
A) pas 5 ditësh
B) pas 20 ditësh
C) pas 28 ditësh
D) pas 40 ditësh
E) pas 60 ditësh
A) pas 5 ditësh
- Një pacient 75 vjeçar vdes për insufiçencë kardiake kongjestive. Në anamnezë rezulton një
histori hipertensioni arterial e largët dhe disa episode angine nga sforcimi. Gjatë autopsisë
haset hipertrofi ekscentrike të ventrikulit të majtë të zemrës. Miokar
A) pasoja të ngurtësuara të infarktit të miokardit
B) kardiomiopati dilaktative
C) prolaps i mitrales
D) kardiopati iskemike kronike
E) kardiomiopati aritmogjenike
D) kardiopati iskemike kronike
- Cili prej gjendjeve të mëposhtme favorizon zhvillimin e peritonitit bakterial spontan?
A) divertikuliti
B) apendiciti
C) përqëndrim i ulët proteinik i lëngut peritoneal
D) paracenteza te përsëritura
E) kolangite të shpeshta
C) përqëndrim i ulët proteinik i lëngut peritoneal
- Cili prej këtyre medikamenteve çon në Hiperprolaktinemi?
A) metoklopropamidi
B) indometacina
C) cefalosporina
D) furosemide
E) digitalis purpurea
A) metoklopropamidi
Në cilën prej gjendjeve të mëposhtme vërehet shtimi i numrit të trombociteve ?
A) pas splenektomisë
B) sindroma karenciale gravis
C) anemi ekstreme
D) metaplazi mieloide e plazmocitomës
E) metaplazi miloide e leuçemisë
A) pas splenektomisë
Cilat janë ekzaminimet diagnostike kryesore për të bërë diagnozën e sklerozës multiple?
A) CT cerebral, EEG
B) EMG, ekzaminim i lëngut rakido spinal, biopsi e nervit
C) MRI e trurit , ekzaminim i lëngut rakido spinal, potencialet e evokuara multimodale
D) RM e trurit, ekokolordoppler e enëve epiaortike, screening hemokoagulativ
E) TC cerebral, potencialet e evokuara multimodale, biopsi e nervit
C) MRI e trurit , ekzaminim i lëngut rakido spinal, potencialet e evokuara multimodale
Trajtimi i vazhdueshem (agresiv ):
A) është i ligjshem pasi mjeku ka për detyrë ta nënshtrojë pacientin në trajtimin mjekësor
edhe kur në thelb nuk pritet ndonjë benefit për pacientin.
B) është i ligjshem pasi mjeku ka për detyrë që përveçse të mjekojë të pengojë vdekjen
me çdo kusht.
C) është këmbëngulja për të vënë pacientin në trajtimin mjekësor kirurgjikal edhe kur nuk
ka më mundësi të arsyeshme për të shpëtuar jetën e individit.
D) përbën vepër penale të rëndësishme .
E) ndëshkohet me heqje lirie deri në 5 vjet.
C) është këmbëngulja për të vënë pacientin në trajtimin mjekësor kirurgjikal edhe kur nuk
ka më mundësi të arsyeshme për të shpëtuar jetën e individit.
Proteina C aktivizohet nga:
A) fibrinogjeni
B) kompleksi trombinë/trombomodulinë
C) kompleksi fibrinogjen/fibronektinë
D) antitrombinë III
E) kompleksi trombinë/ fosfolipide të membranës
B) kompleksi trombinë/trombomodulinë
Në kuadrin e eksperimentimit klinik, farmakovigjilanca ka për qëllim të ushtrojë kontroll mbi
barnat:
A) gjatë gjithë kohëzgjatjes së përdorimit të tyre në terapi
B) vetëm për gjashtë muajt e parë nga hyrja në qarkullim
C) vetëm nëse përdoren në ambiente spitali
D) vetëm nëse bëhet fjalë për barna me pagesë
E) para hyrjes së tyre në qarkullim
A) gjatë gjithë kohëzgjatjes së përdorimit të tyre në terapi
Si është më mirë që të organizohet një terapi antiepileptike tek një femër shtatzënë kur nuk
këshillohet pushimi i plotë i përdorimit të mjekimeve?
A) të përdoret një terapi polifarmakologjike ne mënyrë që të kursehet tek doza e çdo ilaçi
B) të përdoret vetëm mënyra e dhënies me injektim
C) të përdoret një medikament i vetëm në doza sa më të vogla që të jetë e mundur
D) të jepet një medikament vetëm në rrugë rektale
E) të vazhdohet me terapinë e mëparshme duke intensifikuar kontrollet hematokimike
C) të përdoret një medikament i vetëm në doza sa më të vogla që të jetë e mundur
Ndaj cilës sëmundje janë më të ekspozuar të toksodipendentët nga heroina?
A) silifiz
B) dermatite alergjike
C) encefalopati
D) virus të hepatitit B
E) mononukleozë infektive
D) virus të hepatitit B
Postura karakteristike “fetale” vërehet në:
A) insuficiencë kongjestive të qarkullimit
B) morbus Fallot
C) mikromë atriale
D) insuficiencë respiratore
E) miksedemë
B) morbus Fallot
Vendosja e ajrit në formë “drapëri” ndërmjet heparit dhe diafragmës vërehet gjatë
ekzaminimit klinik dhe radiologjik të:
A) interpozicioni të kolonit ndërmjet heparit dhe diafragmës
B) perforacionit intestinal
C) rupturës së bulës enfizematoze pulmonare
D) kistit ajror të lobit pulmonar inferior të djathtë
E) hidropneumotoraksit
B) perforacionit intestinal
Cili bakter është pothuajse gjithmonë shkaktari i një endokarditi të ngadaltë?
A) streptokoku beta-hemolitik tip 12
B) streptokoku beta-hemolitik tip 49
C) streptokoku viridans
D) stafilokoku aureus
E) korinebakteri i difteritit
C) streptokoku viridans
Tetania normokalcemike vërehet në:
A) pankreatit akut
B) spazmofili
C) acidozë tubulare
D) avitaminozë D
E) hipoparatiroidizëm primar
B) spazmofili
Gjatë fillimit të leucemisë limfatike kronike nuk është e shpeshtë:
A) limfocitoza medulare
B) limfocitoza absolute në gjakun periferik
C) adenomegalia
D) splenomegalia
E) trombocitopenia e rëndë
E) trombocitopenia e rëndë
Në embolinë dhe infarktin pulmonare nuk vërehet:
A) hiperkapnia
B) takipnea
C) kolla
D) hemoptizia
E) hiperbilirubinemia
A) hiperkapnia
Shenja venoze Kussmaul karakterizohet nga:
A) rënia protodiastolike e presionit të venave të qafës
B) reduktimi i palpueshëm i forcës së pulsit gjatë inspirimit të qetë
C) rritja e presionit venoz jugular gjatë inspirimit
D) rënia e presionit sistolik me 20 mmHg gjatë inspirimit të qetë
E) goditja perikardiake
C) rritja e presionit venoz jugular gjatë inspirimit
Zmadhimi i ventrikulit të majtë ndodh gjatë:
A) koarktacionit të aortës
B) morbus Ebstein
C) stenozës valvulare pulmonare
D) stenozës mitrale
E) pneumopatisë kronike obstruktive
A) koarktacionit të aortës
Melanoza jomelanocitare (pra që nuk shkaktohet nga rritja e numrit të melanociteve ) vërehet
në:
A) hemokromatozë
B) neurofibromatozë
C) melanomë
D) sindromë Albright
E) sindromë neurokutane kongjenitale
A) hemokromatozë
Insuficienca e pankreasit endokrin shfaq ndonjëherë karakter permanent gjatë formave
tardive të:
A) pankreatitit akut
B) pseudokistit pankreatik
C) pankreatitit kronik
D) gastroduodenitit
E) ulçerës duodenale të vjetër
C) pankreatitit kronik
Niveli normale i bazave totale në serum është:
A) 20 - 50 m Eq/l
B) 70 - 80 m Eq/l
C) 80 - 100 m Eq/l
D) 145 - 155 m Eq/l
E) 200 - 250 m Eq/l
D) 145 - 155 m Eq/l