1 Flashcards
(145 cards)
Pyetja 7 V)3
Nuk është efekt tipik kolateral i regjimit javore të metotreksatit me doze të ulët në trajtimin e
artritit reumatoid
A) leukopenia.
B) alopecia.
C) nefropatia.
D) stomatiti.
E) trombocitopenia
PS)C
Pyetja 13 V)1
Në rastin e një pacienti me dispne insiratore të rënde nga neoplazia laringeale stenozante cila
masë terapeutike indikohet?
A) trakeotomia
B) intubacioni oro‐trakeal
C) terapia me lazer per deobstruktim
D) laringektomia totale
E) terapia me kortikosteroidë
PS)A
Pyetja 15 V)3
Sindroma e X fraxhil transmetohet në mënyrë
A) autozomike dominante.
B) autozomike recesive.
C) lidhur me X dominues.
D) lidhur me X recesiv.
E) mitokondriale.
PS)C
Pyetja 27 V)1
Nje grua është diagnostikuar me adenokarcinomë të lokalizuar në kokën e pankreasit. Cilat
struktura anatomike mund te jene dëmtuar?
A) Arteria mezenterike inferiore
B) Lieni
C) Koledoku
D) Arteria lienale
E) Veshka e majtë
C) Koledoku
Pyetja 44 V)2
Cila nga patologjitë sistemike të mëposhtme nuk shkakton një prekje pulmonare?
A) Guta (podagra )
B) Makroglobulinemia e Waldenstrom
C) Granulomatoza Wegener
D) Artriti reumatoid
E) Lupus eritematoz i diseminuar
A) Guta (podagra )
Pyetja 49 V)1
Shkaku më i shpeshtë i pneumotoraksit hematik është:
A) Neoplazia pulmonare
B) Neoplazia pleurale
C) Trauma
D) Tuberkulozi
E) Mesotelioma
C) Trauma
Pyetja 59 V)1
Cili nga parametrat laboratorikë të mëposhtëm rritet zakonisht tek pacientët me
‘sarkooidosis’?
A) Gama‐GT
B) Amilaza
C) Kolesteroli
D) Creatinemia
E) Gama‐globulina
E) Gama‐globulina
Pyetja 65 V)1
Të vjellat qartësisht biliare të bëjne të dyshosh për:
A) Një okluzion intestinal të poshtëm.
B) Një okluzion intestinal te sipërm.
C) Një pengesë në nivel të ileumit.
D) Një agenezi gastrike.
E) Një stenozë hipertrofike të pilorit.
B) Një okluzion intestinal te sipërm.
Pyetja 68 V)1
Në cilën nga patologjitë e mëposhtme nuk mund të haset një masë cervikale, në regjionin
median të saj?
A) Cistet e duktusit tireoglos
B) Cistet bronkiale
C) Neoformacion tiroidien
D) Neoformacion i gjendres parotide
E) Cist median i qafës
D) Neoformacion i gjendres parotide
Pyetja 72 V)1
Në lidhje me insuficiencën mitrale, cili nga këto pohime është i gabuar?
A) Etiologjia nënkupton kardiopatinë ishemike dhe endokarditin.
B) Insuficienca akute është shpesh një komplikacion i infarktit te miokardit.
C) Terapia nënkupton një reduktim të mbushjes përtej vlerave normale.
D) Terapia nënkupton një reduktim të zbrazjes përtej vlerave normale.
E) Bradikardia shoqërohet me rritje të regurgitimit.
C) Terapia nënkupton një reduktim të mbushjes përtej vlerave normale.
Pyetja 74 V)2
Cili është mekanizmi i veprimit të teofilinës?
A) Inhibon fosfolipazën A2
B) Stimulon fosfolipazën A2
C) Inhibon adenil‐ciklazën
D) Stimulon fosfodiesterazën
E) Inhibon fosfodiesterazën
E) Inhibon fosfodiesterazën
Pyetja 80 V)1
Ku janë të lokalizuara qelizat parietale gastrike dhe çfarë sekretojnë ?
A) Janë të lokalizuara në nivel të kardia‐s dhe sekretojnë HCl.
B) Janë të lokalizuara në nivel të antrum‐it dhe sekretojnë HCL.
C) Janë të lokalizuara në nivel të trupit dhe sekretojnë HCl.
D) Janë të lokalizuara në nivel të kardia‐s dhe sekretojnë gastrinë.
E) Janë të lokalizuara në nivel të trupit dhe sekretojnë gastrinë.
C) Janë të lokalizuara në nivel të trupit dhe sekretojnë HCl.
Pyetja 84 V)1
Hemorragjia subaraknoidale dyshohet në prani të:
A) Edemës papilare dhe të vjellave.
B) Cefalesë së papritur, rigiditetit nukal, humbjes së koshiencës.
C) Etheve dhe dhimbjeve të kolonës vertebrale.
D) Diplopisë dhe hemiparezës progresive.
E) Etheve, diplopisë dhe cefalesë.
B) Cefalesë së papritur, rigiditetit nukal, humbjes së koshiencës.
Pyetja 85 V)2
Një burrë i ri gëlltit një sasi të shtuar të barbiturateve dhe pëson hipoventilim. Cili nga
treguesit e mëposhtëm do të arrije i pari vlerën 50 (të shprehur në mmHg)?
A) PaO2 arteriale
B) SatO2
C) PCO2 arterial
D) Koncentracioni plazmatik i bikarbonatit
E) Diferenca alveolo‐kapilare e PO2
C) PCO2 arterial
Pyetja 94 V)3
Konsiderohen si simptoma të intoksikacionit nga inhibitorët e kolinesterazës të gjitha
simptomat e mëposhtme, përveç:
A) Miosis.
B) Bronkokonstriksionit.
C) Hiposekrecionit bronkial.
D) Bradikardisë.
E) Diarresë.
C) Hiposekrecionit bronkial.
Pyetja 96 V)2
Shfaqja e pre‐eklampsisë se rëndë në javën e 16‐të të barrës sugjeron:
A) Anencefalia.
B) Shtatzëni gemelare.
C) Sëmundje renale të nënës.
D) Mola hidatiformë.
E) Defekt të paretit ventral të fetusit.
D) Mola hidatiformë.
Pyetja 102 V)1
Qëndrimi i pacientit në fazën fillestare të pleuritit është:
A) Lateral në anën e shëndoshë.
B) Lateral në anën e sëmurë.
C) Shtrirë me shpinë.
D) Shtrirë me bark.
E) Ortopnoik
A) Lateral në anën e shëndoshë.
Pyetja 106 V)1
Për cilën nga këto sëmundje nuk është i detyrueshëm izolimi spitalor?
A) Ethet hemorragjike virale
B) Kolera
C) Ethet e verdha
D) Murtaja (pestis)
E) Ethet Q
E) Ethet Q
Pyetja 119 V)2
Cili është shkaku më i mundshëm i takikardisë, bashkëshoqeruar me komplekse QRS të gjerë,
tek një pacient që i është nënshtruar më parë një interventi by‐pass aorto‐koronar?
A) Flater atrial me konduksion aberant
B) Fibrilacion atrial
C) Takikardia sinusale me konduksion aberant
D) Sindromi Wolf‐Parkinson‐White
E) Takikardia ventrikulare
E) Takikardia ventrikulare
Pyetja 131 V)1
Në profilin radiologjik të zemrës, cilës nga formacionet anatomike te mëposhtëm i detyrohet
harku i dytë i djathtë?
A) Arteries pulmonare
B) Atriumit të djathtë
C) Ventrikulit të djathtë
D) Aortës
E) Venës cava superiore
B) Atriumit të djathtë
Pyetja 145 V)2
Cili nga pohimet e mëposhtëm në lidhje me embolinë pulmonare nuk është i vërtetë?
A) Trombet prodhohen më shpesh në venat e thella të aneisve inferiore dhe përhapen në
venat pelvike
B) Hapësira e vdekur reduktohet, pa alterime te shkëmbimit alveolar.
C) Vërehet lëshimi i substancave vazo‐aktive me rritje të rezistencës vaskulare pulmonare.
D) Mund të instalohet një insuficiencë e ventrikulit të djathtë.
E) Mund të vërehet një emboli paradoksale përmes foramen ovale apertum
B) Hapësira e vdekur reduktohet, pa alterime te shkëmbimit alveolar.
Pyetja 155 V)1
Të gjitha alternativat e mëposhtme janë aspektet klinike të abortit, me përjashtim të:
A) Rrezikut të abortit.
B) Abortit intern.
C) Abortit të përsëritur.
D) Abortit jo të plotë.
E) Abortit subklinik.
A) Rrezikut të abortit.
Pyetja 161 V)1
Në perkusion tek një adult normal, kupola hepatike gjendet:
A) Në hapesirën e IV parasternale të djathtë.
B) Në hapesirën e IV aksilare anteriore të djathtë.
C) Në hapësiren e V hemiclavikulare të djathtë.
D) Në hapësirën e V aksilare anteriore të djathtë.
E) Në hapesirën e VI hemiclavikulare të djathtë.
C) Në hapësiren e V hemiclavikulare të djathtë.
Pyetja 171 V)1
Episodet e dhembjeve hemikranise pa aura kanë një kohëzgjatje prej
A) 2‐10 minutash.
B) 10‐60 minutash.
C) 1‐4 orë.
D) 4‐72 orë.
E) Në shumë se një javë.
D) 4‐72 orë.