3 Flashcards
(390 cards)
Cila prej situatave të mëposhtme shkakton më shpesh hemorragji gastro‐intestinale?
A) variçet ezofageale
B) ulçera e duodenit
C) gastriti erroziv
D) ulçera gastrike
E) gastriti atrofik
B) ulçera e duodenit
Në reumatizmin artikular akut, profilaksia e recidivave bëhet me:
A) preparate me bazë të kripërave të arit.
B) penicilinës.
C) fenilbutazonit.
D) kortikosteroidet.
E) streptomicinës.
B) penicilinës.
Pacientët me retinopati diabetike mund të humbin papritur e përkohësisht shikimin nga:
A) glaukoma
B) katarakta
C) hemorragjia e lëngut kristalor
D) iridocikliti
E) mikroaneurizma
C) hemorragjia e lëngut kristalor
Në cilën prej gjendjeve vërehet oliguri dhe urinë me peshë specifike të lartë?
A) insufiçencë kardiake
B) diabeti mellitus
C) insufiçenca renale kronike
D) diabeti insipidus
E) pielonefriti kronik
A) insufiçencë kardiake
Cila prej simptomave nuk vërehet në hipotiroidizmin primitiv?
A) alterime psikike dhe apatia
B) enjtja subcutis e fytyrës
C) stipsi
D) teleangetaksia
E) lëkura e thatë dhe e plasaritur
D) teleangetaksia
Për diagnozën e akromegalisë, cili prej ekzaminimeve është më i vlershëm?
A) zgjerimi i selës turcike në Rx e kokës.
B) rritja e perimetrit të kokës
C) testi me tolbutamid
D) pamundësia e ngarkesës së glukozës për të ulur nivelin e HGH
E) testi me metopiron
D) pamundësia e ngarkesës së glukozës për të ulur nivelin e HGH
Në cilën prej situatave të mëposhtme vihen re gishtat si shkopa xhezi?
A) siringomielia
B) sëmundja e Raynaud
C) onikomikoza
D) bronkopneumopatia kronike
E) nënushqyerja kronike
D) bronkopneumopatia kronike
Në hemoglobinurinë paroksistike nokturne alterimi ndodh në:
A) membranën eritrocitare.
B) përgjigjen antikorpale.
C) komplementi.
D) ciklo‐oksigjenazën.
E) leukotrienet
A) membranën eritrocitare.
Sëmundja e Bornholm (mialgjia epidemike ) shkaktohet nga:
A) viruset sinciciale.
B) polivirusi hominis.
C) virusi influenca.
D) virusi coxackie B.
E) viruset e ngadalta.
D) virusi coxackie B
Zakonisht në fonokardiogramë, toni i I kardiak nuk shtohet:
A) në hipertireozën.
B) në insufiçencën mitrale.
C) tek pacientët e rinjm
D) në stenozën mitrale të gradës së II.
E) në hipertensionin arterial.
B) në insufiçencën mitrale.
Cila prej simptomave nuk shfaqet në hipertensionin portal?
A) leukopenia
B) poliglobulia
C) splenomegalia
D) hemorroidet
E) Asciti
B) poliglobulia
Hipertensioni primitiv i arteries pulmonare është më i shpeshtë te:
A) meshkujt e rinj.
B) femrat e reja.
C) të moshuarit.
D) pacientët me Ca të kokës së pankreasit
E) fëmijët.
B) femrat e reja.
Mbas rezeksionit të 2/3 së stomakut nuk ndodh komplikacioni i:
A) ulçerës anastomike.
B) Dumpyng syndrome.
C) ulçerës peptike të jejunumit.
D) kolelitiazës.
E) gastritit i kalimit nga antrumi në duoden.
D) kolelitiazës.
Alfa‐feto proteina rritet në rastin e shumë tumoreve, me përjashtim të:
A) karcinomës hepatoqelizore.
B) nekrozës hepatike.
C) karcinomës embrionale të testikulit.
D) karcinomës së ovarit.
E) seminomës.
E) seminomës.
Në sklerozën e aortës zhurma që auskultohet në zonën përkatëse është:
A) telesistolike
B) protodiastolike
C) telediastolike
D) mezodiastolike
E) Mezosistolike
E) Mezosistolike
Lezioni që me radiologji shpesh herë mund të simuloj për një tumor kockor është:
A) sëmundja e Paget.
B) hiperparatiroidizmi.
C) plazmocitoma.
D) displazia fibrotike e kockës.
E) granuloma eozinofile.
E) granuloma eozinofile.
Në cilën prej gjendjeve, diferenca e presionit arterial rritet?
A) insufiçenca mitrale
B) stenoza mitrale
C) stenoza pulmunare
D) hipertensioni nefrovaskular
E) insufiçenca e aortës
E) insufiçenca e aortës
Nëse në elektroforezë vërehet dominimi i imunoglobinave gama, atëherë mund të dyshohet
për:
A) mielomë.
B) morbus Hodgkin.
C) leucemi akute.
D) hepatit akut.
E) leucemi kronike.
A) mielomë.
Në cilën prej gjendjeve të mëposhtme mund të reduktohet BUN (blood urea nitrogen)?
A) peritoniti
B) pneumonia
C) insufiçenca hepatike e rëndë
D) insufiçenca kortiko‐surrenale
E) shoku
C) insufiçenca hepatike e rëndë
Me cilën prej patologjive shoqërohet më shpesh krioglobulinemia?
A) purpurën trombocitopenike
B) sëmundjen e Willebrand
C) cirrozë hepatike
D) M. Vaquez
E) M. Still
C) cirrozë hepatike
Varianti histologjik me reduktim të limfociteve shfaqet në rastin e:
A) limfomës Hodgkin.
B) granulomës eozinofile.
C) plazmocitomës.
D) leucemisë mieloide kronike.
E) leucemisë mieloide akute
A) limfomës Hodgkin.
Në cilën prej gjendjeve nuk shfaqet koma metabolike?
A) uremia
B) meningiti
C) diabeti melitus
D) insufiçenca surrenale
E) cirroza hepatike
B) meningit
Nekroza papilare renale shkaktohet më shpesh nga:
A) penicilina
B) fenacetina
C) alopurinoli
D) meticilina
E) klorochina
B) fenacetina
Gjigandizmi mund të shoqërohet me:
A) kraniofaringeomë.
B) adenomë toksike të tiroides.
C) adenomë acidofile të adenohipofizës.
D) adenomë bazofile të adenohipofizës.
E) karcinomë pulmonare.
C) adenomë acidofile të adenohipofizës.