6.Neoplazia Flashcards
1.Karakteristikat e neoplazive beninje dhe malinje (77 cards)
Neoplazia,definicioni
“Rritje e re”.Nje mase jonormale indi rritja e te cilit e tejkalon dhe eshte e pakordinuar me ate te indeve normale dhe qendron ne te njejten menyre te tepruar pas nderprerjes se stimujve te cilet shkaktojne ndryshimin.
Autonomia e neoplazise
Gezojne nje shkalle te caktuar te autonomise dhe pak a shume shtohen ne menyre te qendrueshme me permasa pavaresisht mjedisit te tyre lokal dhe gjendjes se ushqyerjes se bartesit.Gjithsesi autonomia e tyre nuk eshte ne asnje menyre e plote.Disa neoplazi kerkojne mbeshtetje endokrine dhe varesi te tilla mund te shfrytezohen si disavantazh te neoplazise.
Nga cka varen neoplazite
Varen nga bartesi per ushqyerjen dhe furnizimin e tyre me gjak.
Nga cka bazohet ndarja malinje dhe beninje
Bazohet ne nje gjykim mbi sjelljen e mundshme klinike te nje neoplazie
Kur nje tumor quhet beninj
Kur karakteristikat e tij mikroskopike dhe makroskopike konsiderohen relativisht te pademshme duke lene te kuptohet qe ai do te mbetet i lokalizuar dhe ai eshte i kontrollueshem me heqje kirurgjikale lokale.Tumoret beninje mund te jene pergjegjese edhe per semundje serioze.
Kur nje tumor quhet malinj
Quhen kolektivisht kancer qe rrjedh nga fjala latine per gaforren qe do te thote se ato iu ngjiten cdo pjese qe pushtojne ne menyre kembengulese.Termi malinj-perdoret per te perkufizuar nje neoplazi le te kuptohet qe lezioni mund te invadoje e te shkaterroje strukturat fqinje dhe te perhapet drejt vendeve ne largesi per te shkaktuar vdekje.(jo gjithmone.)
2 perberesit baze te tumoreve
parenkima-e perbere nga qeliza neoplazike te transformuara
stroma-mbeshtetese te rrjedhur nga bartesi e perbere nga ind lidhor,ene gjaku dhe qeliza inflamatore te bartesit
Roli i parenkimes
Parenkima e një neoplazie përcakton gjerësisht sjelljen e saj biologjike, dhe është ky përbërës prej të cilit tumori merr emrin e tij.
Roli i stromes
Stroma është shumë e rëndësishme për rritjen e neoplazisë, duke qenë ajo bart furnizimin me gjak dhe shërben mbështetje për rritjen e qelizave parenkimale.
Emertimi i tumoreve beninje
Në përgjithësi, tumoret beninje përkufizohen duke i vendosur prapashtesën -oma tipit qelizor të origjinës së tumorit. Një tumor beninj që lind në indin fibroz është një fibromë; një tumor beninj që lind në indin kërcor është një kondromë.
Emertimi i tumoreve malinje
Emërtesa e tumoreve malinje është më e ndërlikuar.
Ato klasifikohen më tej mbi bazën e modelit të tyre mikroskopik dhe makroskopik dhe ndonjëherë edhe të tyre të origjinës.
Adenomat
Për shembull, termi adenoma përdoret për neoplazitë epiteliale beninje që prodhojnë modele gjëndërore të përbërë nga qeliza që ngjajnë nga gjëndrat,por që nuk shfaqin domosdoshmërisht funksion glandular. Një neoplazi beninje epiteliale që lind nga qelizat epiteliale të tubulit renal dhe që rritet në modele të ngjashme me gjëndrat quhet një adenomë, ashtu siç do të quhej një masë qelizash epiteliale beninje që nuk prodhon asnjë model gjëndror, por që ka origjinën e saj në korteksin adrenal.
Papilomat
Papilomat janë neoplazi epiteliale beninje, që rriten mbi çdo sipërfaqe, që prodhojnë modele mikroskopike dhe makroskopike të ngjashme me gishta.
Polip
Një polip është një masë e cila projektohet mbi një sipërfaqe mukozale, si p.sh. ajo e zorrës, për të formuar një strukturë makroskopikisht të dukshme. Megjithëse ky term përdoret zakonisht për tumoret beninje, disa tumore malinje mund të shfaqen gjithashtu në këtë mënyrë.
Cistadenomat
Cistadenomat janë masa cistike të zbrazëta; ato shihen më së shumti në vezore.
Tumoret malinje emertimi
Emërtesa e tumoreve malinje ndjek në mënyrë të përgjithshme atë të tumoreve beninje, me disa përjashtime të caktuara.
Neoplazitë malinje që lindin në indin mezenkimal ose të derivuara prej tij quhen sarkoma. Një kancer me origjinë nga indi fibroz është një fibrosarkomë, dhe një neoplazi malinje e indit kërcor quhet një kondrosarkomë.
Sarkomat si perkufizohen
Sarkomat përkufizohen nepërmjet emërtimit të tyre (duke përfshirë tipin e indit prej të cilit ato rrjedhin).
Cka jane karcinomat
Neoplazitë malinje me origjinë nga qelizat epiteliale quhen karcinoma.
Duhet të kujtohet se epitelet e trupit rrjedhin nga të tri shtresat e qelizave germinale; një neoplazi malinje që lind në epitelin tubular renal (mezoderma) është një karcinomë, ashtu siç janë kanceri që lindin në lëkurë (ektoderma) dhe në epitelin e zorrës (endoderma). Është e dukshme që mezoderma mund të lindë karcinoma (epiteliale) dhe sarkoma (mezenkimale).
-adenokarcinoma
-karcinoma me qeliza skuamoze
-karcinome e diferencuar varfer ose e padiferencuar
Karcinomat mund të kualifikohen më tej. Karcinomat që rriten në një model gjëndëror quhen adenokarcinoma, dhe ato që prodhojnë keratin janë të njohura si karcinoma me qeliza skuamoze.
Ndonjëherë origjina e tumorit është e vështirë për t’u përcaktuar. Nëse tumorit i mungon diferencimi specifik dhe nuk shfaq asnjë lloj diferencimi, ai quhet një karcinomë e diferencuar varfër ose e padiferencuar.
Origjina e neoplazive
Në të vërtetë, neoplazitë janë me origjinë monofokale
Cka jane tumoret e perziera
Në disa rrethana, qelizat tumorale mund t’i nënshtrohen diferencimit divergjent, duke krijuar të ashtuquajturat tumore të përziera. Shembulli më i mirë është tumori i përzier i gjëndrës së pështymës. Këto tumore kanë përbërës të dukshëm epitelialë të shpërndarë nëpër një stromë fibromiksoide, duke shfaqur ndonjëherë ishuj të kërcit ose të kockës.
Pershkruaj adenomen pleomorfe
Të gjitha këto elemente të ndryshme mendohet se rrjedhin nga qelizat epiteliale, qelizat mioepiteliale, ose nga të dyja në gjëndrat e pështymës dhe përkufizimi i preferuar për këto neoplazi është adenoma pleomorfike.
Fibroadenoma e gjirit te femres
Fibroadenoma e gjirit të femrës është një tjetër tumor i përzier. Ky tumor beninj përmban një përzierje të elementeve duktale të shumuar (adenoma) të mbjella në një ind fibroz të shkrifët (fibroma). Megjithëse studimet sugjerojnë që përbërësi fibrozik është një neoplazi, termi fibroadenoma mbetet në përdorim të zakonshëm.
Tumoret e përziera me shumë tipare nuk duhet të ngatërrohen me një teratomë..
e cila përmban qeliza të dallueshme të pjekura ose të papjekura ose inde përfaqësuese të më shumë se një shtrese të qelizave germinale dhe ndonjëherë të të tria.