Pjesa 2 Flashcards
(57 cards)
Provat pa shkaterrim
Nder me te njohurat jane: magnetike, me rreze x, me rreze gama, ultratingull dhe me penetrant.
Prova magnetike (vizatim)
Materialet qe mund te magnetizohen lyhen me vaj vajguri, dhe mbi te vendoset pluhuri metalik. Nese materiali eshte pa gabime formohet fusha magnenike konstante -dmth pluhuri shperndahet njesoj ne tere siperfaqen. Ne secilin vend ku ndodhet ndonje gabim, fusha magnetike eshte me e fuqishme,dhe keshtu ne ate vend grumbullohet pluhuri metalik.
Fusha magnetike devijon me teper kur gabimet ndodhen te vendosura ne menyre terthore ndaj kahut te fushes magnetike.
Metoda me rreze x
Jane vale elektromagnetike qe perfitohen ne gypin e Kuligjit me tension 80-300 kV, ne aparatin rentgen.
Perdoren me se shumti per kontrollimin e materialit sepse:
1. Me to mund te zbulohen gabime edhe ne kristale (interkristalore)
2. Sa me e vogel dendesia e materialit, me pak i absorbon rrezet.
Valet me gjatesi me te madhe valore i quajme rreze x te buta, ndersa ato vale me te shkurtra quhen rreze x te forta. Sa me te forta rrezet me lehte depertojne ne material. Sa me shume energji te kene aq me thelle mund te depertojne( ne materiale me te trasha).
Metoda me rrezet gama
Jane vale elektromagnetike me gjatesi valore me te vogel sesa rrezet x, qe do te thote se jane me te forta, dhe depertojne me thelle ne material.
Perfitohen nga elementet ose izotopet radioaktive.
Metoda me ultratingull (vizatim)
Ultratingulli eshte dridhje me frekuence mbi 20kHz, qe do te thote qe nuk mund te degjohet me vesh.
Fitohet kryesisht nga efekti piezoelektrik i kuarcit, pra deformimi i tij nen ndikimin e fushes elektrike.
Ultratingulli deperton shume mire ne material, nese intensiteti eshte i forte deperton deri ne anen tjeter dhe kthehet, por thyhet sa here qe has ne gabimet me te imeta me permasa deri 10^-3 mm. Gabimi pastaj paraqitet ne ekran si nje lakore e ngritur, varesisht nga permasa e tij.
Metoda kapilare (+vizatimi)
Quhet edhe metoda me penetrant, sepse mbeshtetet ne vetite kapilare te lengjeve qe njihen me emrin penetrante.
Metoda kapilare shkon keshtu:
- Pastrohen materiali, lyhet me leng kapilar dhe pritet deri sa te depertoje ne gabime me dalje ne siperfaqe
-Fshihet teprica e lengut
-Siperfaqja lyhet me zhvillues
- Pas nje kohe lengu nxirret ne siperfaqe dhe behet i dukshem per syrin e njeriut, duke i bere te dukshme plasaritjet
Provat e bashkesive te salduara
Provat mekanike jane : prova e terheqjes, e perkuljes, e shtalbesise dhe e fortesise.
Prova e shtalbesise
Behet per te verifikuar aftesine e bashkesise se salduar per ti qendruar goditjeve.
Prova e fortesise
Behet me metoden e Brinellit, Vikersit, Rockwellit.
Metoda e Rockwellit ka forme diamand koni.
Vikersi –> Piramid
Brinelli –> Sphere
Metodat e perpunimit te materialeve
Perpunimi i materialeve behet ne 3 metoda kryesore:
1.Pepunimi me derdhje
2.Perpunimi me deformim plastik
3. Perpunimi mekanik (me prerje)
Derdhja
DERDHJA eshte proces teknologjik per punimin e detaleve, qe realizohet duke derdhur metalin e shkrire ne kallepe kryesisht te punuara me rere, derisa metali te ngurtesohet.
Perparesia eshte se kushton me lire, dhe detalet e punuara me kete metode kan strukture homogjene dhe me sforcime te vogla.
Derdhja e sakte e shume detaleve pernjehere
Kjo derdhje perdoret per perpunimin e detalve me konfiguracion te nderlikuar dhe qe kerkojne saktesi te larte te permasave. Per punimin e kallepit perdoret dylli, nga i cili punohen modelet qe montohen rreth nje shtylle dylli.
Perpunimi me deformim plastik
Paraqet metoden me te vjeter te perpunimit te metaleve, ku materiali ngarkohet mbi kufirin e rrjedhshmerise, duke shkaktuar deformim te perhershem. Me metoden e farketimit jane punuar vegla per pune dhe arme per mbrojtje.
Qellimi i kesaj metode eshte perpunimi i detaleve cilesore me minimum mbeturine dhe numer minimal te operacioneve. Me kete metode nuk ka heqje ashkle.
Dy llojet e perpunimit me deformim
- Perpunim me deformim plastik
- Perpunim me deformim deri ne ndarje te plote
Perpunimet me deformim varesisht nga lloji i materialit qe punohet
- Perpunimi i trupave kompakt
- Perpunimi i llamarines
- Perpunimi i masave plastike
Perpunimi me ngjeshje te lire
Perpunimi me ngjeshje te lire paraqet ate operacion teknologjik gjate te cilit lartesia e materialit qe perpunohet zvogelohet, ndersa prerja terthore e tij rritet. Kryhet ne presa ose ne cekana, materiali inenshtrohet shtypjes ne mes dy siperfaqeve paralele.
Perpunimi me farketim (vizatim)
Vizatimi
Perpunimi i materialit me ndarje
Perpunimi me ndarje paraqet llojin e perpunimit ku ndarja e nje pjese nga tjetra behet me rreshqitje reciproke ne rrafshin normal te materialit.
Ne perpunim me ndarje bejne pjese:
- Perpunimi me prerje
- Perpunimi me shtancim
- Me shpim
- Me shtancim te pjeserishem
Shtancimi dhe shpimi (+vizatim)
Gjate operacionit te shtancimit si detal i gatshem merret copa e cila ndahet nga llamarina, ndersa si mbeturine mbetet pjesa tjeter e shiritit. Gjate prerjes(shpimit) si detal i gatshem merret shiriti i shpuar i llamarines, ndersi si mbeturine mbetet pjesa e nxerrur.
Perpunimi me perkulje (vizatim)
Vizatim
Drejtimi i materialeve
Drejtimi i llamarinave behet ne gjendje te ftohte, duke kaluar neper makinen drejtuese 3 deri ne 5 here.
Perpunimi me prerje
Gjysmeprodhimet e perfituara me farketim ose me derdhje, per tu kthyer ne detale te gatshme i nenshtrohen perpunimit me prerje (me heqje ashkle) ne makinat metalprerese
Makinat metalprerese sipas procesit te perpunimit
- Makinat tornuese
- Zdrukthuese
- Shpuese
- Frezuese
- Terheqese
- Retifikuese
Si quhet detali i prodhuar me derdhje
Cope e derdhur ose detal i derdhur