Bioelectronics Flashcards
Kur u njoft fenomeni i elektricitetit dhe si u pershkrua
U njoft rreth viteve 590 para epokes se re nga Talesi, ku e tregoi aftesine e qelibarit te ferkuar me gezof ose lekur qe arrin t’i terheq disa lecka te lehta. Ky zbulim qendroi me kaq derisa Gjilberti me 1600 gjeti se veti te njejte kane trupat si qelqi,smollat dhe rreshirat e ndryshme. Dhe kjo veti u njoft si veti e qelibarizuar- elektrizim(nga greqishtja, elektron)
Cka beri Galvani me 1789
Kur kapi me shufer bakri nervat lombale te bretkoses verejti se sa here ishin ne kontakt muskujt e brektoses ne parmakun e metalit ata tkurreshin. Shkak i elektrizimit
Cka manifestohet te elektrizimi(cilat gjendje) dhe si mund te jene ato?
Mund te jene gjendja e manifestimit te refuzimit dhe terheqjes. Ky elektrizim mund te jete pozitiv ose negativ
Cili eshte perkufizimi i pare kualitativ i terheqjes se elektrizimit te trupave
Perkufizimi i pare kualitativ eshte se terheqja e trupave te elektrizuar paraqitet te trupat qe kane elektrizime te kunderta
Cili eshte roli i protonit dhe elektronit ne berthame
Protoni eshte bartes i ngarkimit elektrik ne barthame, qe per nga sasia eshte i njejte me ngarkimin elektrik qe ka elektroni dhe njihen si grimca elementare. Elektroni shenohet me e (e=1.6x10^(-19)C) me mase m=9.1x10^-31kg.
Kur jane trupat te elektrizuar
Kur kane mungese apo shtese te numrit te elektroneve
Si i ndajme trupat ne baze te reagimit ndaj elektricitetit
Si trupa qe e percjellin elektrizimin dhe quhen percjelles
Dhe si trupa qe nuk e percjellin elektrizimin dhe quhen jo percjelles apo izolatore, perkatesisht dielektrike
Si ndahen percjellesit e rrymes elektrike
Ndahen ne dy grupe:
Percjelles te rendit te pare: qe kane teprice te elektroneve, te cilat mund te zhvendosen lirisht ne mes te atomeve ose molekulave dhe nuk behet transporti i mases se materies
Percjelles te rendit te dyte: percjellja e elektricitetit behet edhe me transportin e mases(atomet, molekulat e lira-jonet)
Pershkruaj dielektriket
Nuk jane percjelles te elektricitetit. Perbehen prej molekulave te cilat kane sasi te barabarte me ngarkese elektrike pozitive dhe negative ose prej joneve qe nuk mund te zhvendosen brenda dielektrikut. Dielektriket me molekula te polarizuara qe kane momente dipolare te perhershme, kane orientim te ndryshem te momentit te dipolit
Cili eshte fenomeni i pare qe eshte verejtur ne elektrostatike?
Terheqja e e trupave si rrjedhim i bashkeveprimit reciprok te elektrizimit te tyre. Bashkeveprimi eshte trajtuar si veprim ne distance, duke mos perfillur gjendjen e krijuar rreth trupit.
Cka paraqet fusha elektrike
Fusha elektrike paraqet nje gjendje te veqante te materies e cila transmeton veprimin e trupave te elektrizuar ne mes vete
Ne baze te formules se Kulonit nga cka varet intensiteti i forces elektrike
Varet nga ngarkimet elektrike Q1 dhe Q2 dhe ne perpjestim te zhdrejte me distancen mes trupave te elektrizuar
Cka paraqet konstanta e proporcionalitetit
Paraqet vetin e mesit ne te cilen ndodhen trupat e elektrizuar
Nga kush varet intensiteti i fushes elektrike
Varet apo percaktohet nga ligji i bashkeveprimit te trupave te elektrizuar, perkatesisht forca terheqese dhe refuzuese
Cka eshte intensiteti i fushes elektrike
Eshte madhesi fizike numerikisht e barabarte me forcen F qe vepron mbi njesine e ngarkeses pozitive +q0, te vendosur ne ate pike dhe ka drejtimin e forces
Si paraqitet ne menyre grafike fusha elektrike
Me ndihmen e vijave te forces se fushes, ne te cilat vektori i fushes eshte tangjente. Keto vija per pike burimi kane ngarkimet elektrike pozitive,ndersa pike mbarimi kane ngarkimet negative. Ne vendet ku intensiteti i fushes eshte me i madh numri i vijave per njesi siperfaqe eshte me i madh
Cka ndodh nese fusha elektrostatike eshte ne mes jo vakuum
Do te jete me e vogel per konstanten dielektrike te mesit,se sa fusha elektrike ne vakuum
Si ndikon forca ne trupat me ngarkime elektrike
Forcat qe kryejne pune jane forca elektrike, qe trupat e elektrizuar i leviz ne fushe elektrike dhe kahu i levizjes varet nga ngarkimi elektrik. Trupat me ngarkime pozitive, forca i shtyn kah fusha elektrike, kurse ata me ngarkim negativ ne kaj te kundert te fushes elektrike
Cfare madhesie eshte potenciali elektrik
Eshte madhesi skalare ngjashem si shtypja ose temperatura
Cka quajme tension elektrik
Ndryshimi mes dy pikave te fushes elektrike quhet tension elektrik
Me cka eshte i barabarte ndryshimi i potencialit mes dy pikave te fushes
Eshte numerikisht i barabart me punen qe bejne forcat e fushes elektrike, kur zhvendosin ngarkese pozitive njesi, prej nje pike me potencial V2 ne piken tjeter me potencial V1.
Kur eshte puna zero
Puna eshte zero kur ndryshim ii potencialit te pikes fillestare dhe perfundimtare eshte zero
Cila eshte lidhja mes fushes elektrike homogjene dhe potencialit
Shprehet si gradient i fushes per distancen mes niveleve ekuipotenciale
Cila eshte njesia e fushes elektrike dhe trego shembullin e fushes neper nje membrane qelizore
Njesia e fushes e elektrike V/m.
Membrana qelizore e trashe dl=7nm =7• 10^-9m, ka potencial ne skaje te membranes Eshte 50mV=5*10^-2 V