5. Neurologji dhe Psikiatri Flashcards
(209 cards)
- Mënyra e transmetimit hereditar në distrofinë muskulare tipi Duchenne është si më poshtë:
A) e lidhur me X-in
B) autosomale recisive
C) autosomale dominante
D) e tipit mitokondrial
E) recesive sporadike
A) e lidhur me X-in
- Episodet e migrenës pa aura kanë një kohëzgjatje prej:
A) 2-10 minutash
B) mbi 4 orë deri në 7 orë
C) deri në 4 orë
D) 10-60 minutash
E) më shumë se një javë
B) mbi 4 orë deri në 7 orë
- Një lezion ishemik në territorin e arteries cerebri media është përgjegjës për:
A) hemiplegji dhe hemianestezi kontrolaterale me paralizë të shikimit drejt anës së kundërt
B) hemiplegji homolaterale me predonim në anësinë e poshtme
C) deficit të nervave kraniale homolaterale
D) deficit të nervave kraniale homolaterale dhe shenja motore, sensitive e cerebelare
kontrolaterale
E) dizartri
A) hemiplegji dhe hemianestezi kontrolaterale me paralizë të shikimit drejt anës së kundërt
- Cili është shkaku më i shpeshtë i AVC-ve?
A) diabeti
B) trombo-embolia
C) hipertensioni arterial
D) aneurisma
E) ateroskleroza
B) trombo-embolia
-
Aksidenti ishemik tranzitor me përkufizim ka një kohëzgjatje prej:
A) < 1 orë
B) < 12 orë
C) < 1 muaj
D) < 1 javë
E) < 24 orë
E) < 24 orë
- Një pacient pati një dhimbje të fortë mesi ndërkohë që po punonte me trupin në fleksion. Ditën
tjetër, ai u zgjua me dhimbje të fortë dhe mpirje të gishtit të I-rë të këmbës së majtë. Ka shumë
mundësi që ai të ketë hernie të diskut inter-vertebral:
A) L1-L2
B) S1-S2
C) L5-S1
D) L4-L5
E) S2-S3
D) L4-L5
- Cikli nga ekzaminimet e mëposhtme është më i indikuar në hetimin e një pacienti me
skleroze multiple:
A) Tomografia aksiale e kompjuterizuar
B) angiografia digitale
C) angiografia e arterieve karotide
D) shintigrafia cerebrale
E) rezonanca magnetike
E) rezonanca magnetike
- Të gjitha nga pohimet e mëposhtme në lidhje me sëmundjen e Parkinson janë të vërteta
përvec:
A) sëmundja shkaktohet nga një deficit i dopaminës
B) tremori ka një frekuencë të shpejtë rreth 10-12Hz
C) instabiliteti postural është një shkak i rëndësishëm i invaliditetit
D) sëmundja mund të trajtohet me amantadinë
E) sëmundja është më pak e shpeshtë se demenca Alzheimer
B) tremori ka një frekuencë të shpejtë rreth 10-12Hz
- Në një pacient skaneri (TAK) vuri në dukje një lezion ekspansiv cerebral (neoplazi, abces,
lezion inflamator apo malformacion vaskular). Studimi i mëtejshëm diagnostik i lezionit (natyra,
shtrirja, vaskularizimi) do të bëhet me cilin nga ekzaminimet e mëposhtme:
A) skaner (TAK) me kontrast intra-venoz
B) rezonancë magnetike me kontrast intra-venoz
C) angiografia digitale arteriale
D) rezonancë magnetike me kontrast intra-venoz dhe angio-rezonance
E) radiografi crani
D) rezonancë magnetike me kontrast intra-venoz dhe angio-rezonance
- Në cilën nga gjendjet e mëposhtme EEG-ja është më e dobishme?
A) demenca
B) koma
C) ictus
D) vertigo
E) cefale
B) koma
- Cilat valë karakterizojnë “ritmin bazë” të elektroencefalogramës?
A) teta
B) beta
C) alfa
D) delta
E) ritmi Mu
B) beta
- Në këtë listë me crregullime neurologjike me instalim akut dhe kohëzgjatje prej pak
minutash apo orësh vetëm njëra paraqet një TIA(AIT):
A) hypoestesia dhe parestezia në një hemikorp
B) cefalea
C) sinkopi
D) deficit i sensibilitetit qe instalohet dhe zhduket me karakteristikat e ecjes
E) inkontinenca urinare
B) cefalea
13.Sindromi Guillain-Barre prek:
A) vetëm adultët, pavarësisht seksit
B) pa dallim fëmijë apo adulte, në të dy sekset
C) në mënyrë predominnate subjektet e moshuar
D) më tepër meshkujt
E) më tepër femrat
B) pa dallim fëmijë apo adulte, në të dy sekset
-
Hidrocefalia qe nuk provokon hipertension intrakranial është hidrocefali:
A) nga atrofia cerebrale
B) nga tumor i nervit akustik
C) nga obstruksioni i ventrikulit të tretë
D) nga obstruksioni i foraminave të çatisë së ventrikulit të katërt
E) nga malformacioni i Arnold-Chiari
A) nga atrofia cerebrale
-
MMSE (Mini-Mental State Examination) është:
A) një ekzaminim klinik me rëndësi të pakët klinike
B) një tregues për të vlerësuar gravitetin e një traume kraniale
C) një test, të cilin pacienti mund ta kryej vetë
D) një ekzaminim i nevojshëm për të gjithë pacientët me shenja të alterimit konjitivkomportamental, të dizorientimit në kohë e hapësirë
D) një ekzaminim i nevojshëm për të gjithë pacientët me shenja të alterimit konjitivkomportamental, të dizorientimit në kohë e hapësirë
- Nga cili burim infeksioni rrjedh varianti anglez i sëmundjes se Creutzfeldt-Jacob?
A) nga njeriu
B) nga dhia
C) nga delja
D) nga lopa
E) nga majmuni
D) nga lopa
- Një grua në muajin e tetë të shtatzanisë ka paraqitur në javën e fundit një shtim diskret në
peshë të lidhur pjesërisht me një **retension të likideve: Gjatë natës, ajo ankohej për dhimbje në
dorën e djathtë** si “pickime gjilpërash” në pjesën palmare dhe në 2-3 gishtat e parë të dorës. Bëhet
fjalë për:
A) sklerozë multiple
B) kompresion i nervit ulnar në berryl
C) kompresion i nervit radial në 1/3 e mesme të humerusit
D) rheumatalgia (dhimbje rheumatologjike)
E) sindrom i tunelit karpal
E) sindrom i tunelit karpal
-
Tremori i qetesise:
A) shtohet gjatë gjumit
B) shtohet gjatë lëvizjeve të vullnetshme
C) takohet në disa patologji të sistemit piramidal
D) takohet në disa patologji të cerebelumit
E) takohet në disa patologji të sistemit ekstrapiramidal
E) takohet në disa patologji të sistemit ekstrapiramidal
- Çfarë nenkuptohet me spasticitet:
A) një dobësi muskulare, sidomos distale, me origjinë nervore centrale
B) një difekt në koordinimin muskular
C) një rritje e tonusit muskular me hiperrefleksi
D) një gjendje dekontraktimi muskular tonik me spasma
E) një crregullim të ecjes që rëndohet nga mbyllja e syve
C) një rritje e tonusit muskular me hiperrefleksi
- Cili nga përshkrimet e mëposhtme e përkufizon më mirë dhimbjen migrenoze?
A) është pulsatile, nga 4-72 ore, intensitet e moderuar-e rëndë, unilaterale, ndonjëherë e
shoqëruar me nauzea e të vjella
B) dhimbje e vazhdueshme, e tipit rëndues që rëndohet me aktivitetin fizik
C) dhimbje me intensitet të ulët-të moderuar, vetëm bilaterale, që zgjat > 12 orë
D) dhimbje pulsatile e tipit migrant dhe karakter paroksistik
E) dhimbje e tipit të vazhdueshëm, vetëm të paraprirë nga aura, shpesh induktuar nga stimuj
odorantë, vizivë, auditivë
A) është pulsatile, nga 4-72 ore, intensitet e moderuar-e rëndë, unilaterale, ndonjëherë e
shoqëruar me nauzea e të vjella
- Në një pacient që paraqet status epileptik të gjeneralizuar, për të garantuar funksionet vitale
cilaterapi do të praktikohet?
A) barbiturikë me rrugë orale
B) anti-depresivë tre-ciklike me rrugë endovenoze
C) benzodiazepinë me rrugë orale
D) neuroleptikë me rrugë endovenoze
E) benzodiazepinë me rrugë endovenoze
C) benzodiazepinë me rrugë orale
- Shenja më e qëndrueshme dhe më e rëndësishme e disfunksionit cerebelar është:
A) oshilacione të mëdha me mbylljen e syve
B) instabiliteti në ecje
C) nistagmus
D) hypostenia
E) tremori
B) instabiliteti në ecje
-
Paraliza periodike familjare është një dobësi muskulare e rëndë pseudoparalitike e lidhur
me:
A) furnizimin e pakët me O2 në muskuj
B) çrregullim të transmetimit të impulsit nervor në muskul
C) alterimin e pllakës motore
D) pakësimin e K+ serik
E) hypofunksionin kortiko-surenalien
D) pakësimin e K+ serik
- Një lezion komplet i palcës spinale mund të përfshijë të gjitha përvec njërës:
A) anestezi poshtë nivelit të lezionit
B) paraplegjia
C) ataksi në ecje
D) atrofi dhe fashikulacione të muskujve në anësitë e poshtme
E) çrregullime sfinkteriane
C) ataksi në ecje