9. Sëmundje Infektive dhe Alergologji - Imunologji Flashcards
(157 cards)
- Cila është vatra infektive më e shpeshtë që shkakton sepsi tek pacientët jo të hospitalizuar:
A) Infeksion që nis nga rrugët e frymëmarrjes
B) Infeksion që nis nga trakti gastroenterik
C) Infeksion i endokardit
D) Infeksion i aparatit urinar
E) Infeksion/kolonizim i CVC
A) Infeksion që nis nga rrugët e frymëmarrjes
- Cila prej sëmundjeve përkufizohet si zoonosë:
A) Askaridiaza
B) Ankilostomiaza
C) Amebiaza
D) Enterobiaza
E) Toxoplazmoza
E) Toxoplazmoza
- Temperaturë 38-39° celsius, prurit të trupit, rash vezikular me prurit të gjeneralizuar me
makula, papula, vezikula, flluska e kore, anoreksi, frisone, cefale. Ky kuadër klinik të bën të
mendosh për:
A) Fruthi
B) Lija e dhenve
C) Rubeola
D) Skarlatina
E) Mononukleoza
B) Lija e dhenve
- Profilaksia e pneumonisë nga P. Carinii tek personat me HIV bëhet me:
A) Cotrimosazol
B) Meflokine
C) Amfotericina B
D) Amoxicilina dhe ac. Clavulanic
E) Fluconazol
A) Cotrimosazol
- Nëpërmjet cilit prej likideve trasmetohet HIV-i:
A) Djersa
B) Gjak
C) Lotë
D) Urina
E) Pështyma
B) Gjak
-
Polmoniti lobar i mirëfilltë shkaktohet kryesisht nga:
A) Streptococcus pyogenes
B) Listeria monocytogenes
C) Stafilococcu aureus
D) Streptococcus pneumonie
E) Mycoplasma pneumonie
D) Streptococcus pneumonie
-
Botulizmi nga ushqimi shkaktohet kryesisht pas konsumimit të:
A) Ushqim kutie i konservuar në vaj ose i marinuar në kushte shtëpie
B) Mish i pa bërë ose pak i bërë
C) Ushqim i konservuar në uthull
D) Ujë i ndotur
E) Midhje ose peshk të gjallë
A) Ushqim kutie i konservuar në vaj ose i marinuar në kushte shtëpie
-
Hepatiti akut nga virusi A:
A) Dyshohet pas përdorimit të ushqimeve të konservuara
B) Diagnostikohet vetëm nëse ka pozitivitet për antitrupat anti-HAV të klasës IgG
C) Nuk ka asnjëherë zhvillim fulminant
D) Shkakton rritje të bilirubinemisë por që nuk shkon më shumë se 25mg/dl
E) Trasmetohet me rrugë oro-fekale
E) Trasmetohet me rrugë oro-fekale
- Hepatitet që transmetohet me rrugë oro-fekale janë:
A) Hepatiti C dhe D
B) Hepatiti B
C) Hepatiti A dhe D
D) Hepatiti A dhe B
E) Hepatiti A dhe C
C) Hepatiti A dhe D
- Në tripanozomiazën amerikanëcilat janë manifestimet më të rënda dhe më të shpeshta të
sëmundjes kronike?
A) Megaezofagu
B) Megakolon
C) Insufiçenca hepatike
D) Insufiçenca reanle
E) Kardiomiopatia
E) Kardiomiopatia
-
Sepsi karakterizohet nga:
A) Prezenca tranzitore e baktereve në gjak
B) Hiporeaktiviteti ndaj një infeksioni
C) Reaksion i ekzagjeruar i organizmit ndaj një infeksioni
D) Lokalizim i infeksionit në një ose dy organe
E) Lëshimin apo hedhjen në gjakun qarkullues të baktereve nga një vatër infektive e lokalizuar
E) Lëshimin apo hedhjen në gjakun qarkullues të baktereve nga një vatër infektive e lokalizuar
-
Oksiuraza shkaktohet nga:
A) Echinococcus granulosus
B) Taenia solium
C) Necator americanus
D) Enterobius vermicularis
E) Hymenolepis nana
D) Enterobius vermicularis
- Cili prej agjentëve etiologjikë është shkaktari më i shpeshtë i osteomielitit akut?
A) Salmonella tifo
B) Haemophilus influentiae
C) Streptococco
D) Stafilococco aureus
E) Gonococco
D) Stafilococco aureus
- Cili prej agjentëve etiologjik është më shpesh shkaku i miokarditit akut?
A) Coxackie virus
B) Stafilococco aureus
C) EBV
D) Streptococcus viridans
E) Lija e dhenve
B) Stafilococco aureus
-
Herpes Zoster:
A) Shkaktohet nga një enterovirus
B) Shkaktohet nga një virus i ngjashëm me atë të lisë së dhenve
C) Shkaktohet nga një rinovirus me ADN
D) Shkaktohet nga i njëjti virus i lisë së dhenve
E) Shkaktohet nga coxackie
D) Shkaktohet nga i njëjti virus i lisë së dhenve
- Cili prej këtyre baketereve shkakton leukopeni?
A) Klensiella oxitoca
B) Pseudomonas
C) Streptococco i grupit A
D) Enterococco
E) Salmonella typhi
E) Salmonella typhi
-
Neoplazia më e shpeshtë gjatë AIDS është:
A) Adenokarcinoma gastrike
B) Adenokarcinoma e laringut
C) Leucemia limfatike kronike
D) Sarkoma e Kaposit
E) Adenokarcinoma e pulmonit
D) Sarkoma e Kaposit
- Gjatë mononukleozës infektive, në ekzaminim hemokromocitometrik vihet re:
A) Limfopeni
B) Neutrofili relative
C) Limfocitozë me prani të limfociteve aktive
D) Eozinofili
E) Policitemi
C) Limfocitozë me prani të limfociteve aktive
-
Meningiti purulent karakterizohet nga cila gjendje e likidit cerebrospinal:
A) Hipoproteinorraki, pleiocitozë neutrofile, glikorraki normale
B) Hiperproteionorraki, pleiocitozë nutrofile, hipoglikorraki
C) Hiperproteinorraki, pleiocitozë limfocitare, hipoglikorraki
D) Proteinorraki në normë, mungesë të pleiocitozës, hipoglikorraki
E) Hiperproteinorraki, pleiocitozë limfocitare, glikorraki normale
B) Hiperproteionorraki, pleiocitozë nutrofile, hipoglikorraki
- Një i ri toksikodipendent (per i.v) ka shfaqur prej 4 muajsh hepatitin akut dhe koinfeksionin
HBV+HDV. Mjeku i familjes i keshillon të kryej disa analiza laboratorike për të vlerësuar
gjendjen e sëmundjes. Rezultatet janë: transaminazat normal; antitrupat anti HDV pozitiv; HBVADN plazmatike negative; antitrupat anti HBs pozitive; antitrupat anti HBe pozitive. Mbi bazën
e këtyre të dhënave mjeku i thotë të riut se është shëruar. Mbi cilat të dhëna bazohet mjeku për të
dhënë këtë përgjigje, se ai është shëruar:
A) Transaminazat në normë
B) Antitrupat anti HBs pozitive
C) HBV-ADN plazmatike negative
D) Antitrupat anti HDV pozitiv
E) Antitrupat anti HBe pozitive
B) Antitrupat anti HBs pozitive
- Cilat janë alternimet laboratorike që vihen re gjatë mononukleozës infektive?
A) Leuokopeni dhe piastrinopeni
B) Leukocitozë neutrofile dhe rritje të transaminazave
C) Leukopeni dhe rritje të bilirubinës
D) Leukocitozë limfocite dhe rritje të transaminazave
E) Anemi dhe piastrinopeni
D) Leukocitozë limfocite dhe rritje të transaminazave
-
Mbledhja e sekrecioneve për ekzaminimin në kulturë mund të kryhet:
A) Vetëm në mëngjes, edhe pse pacienti nuk ka kollë
B) Cdo moment të ditës, mjafton që pacienti të ketë kollë me sekrecione
C) Preferohet nëse pacienti ka qëndruar gjatë i shtrirë
D) Vetëm në mëngjes kur je pa ngrënë
E) Disa herë gjatë ditës në momentet kur ka pikun e temperaturës
B) Cdo moment të ditës, mjafton që pacienti të ketë kollë me sekrecione
-
Vdekja e zezë (peste bubbonica) transmetohet nga:
A) Miza
B) Morri
C) Mushkonja
D) Pleshti
E) Grenxa
D) Pleshti
- Shfaqja më e shpeshtë e infeksionit të parë nga herpes simlex tip 1 është:
A) Herpes labial
B) Hepatit
C) Ezofagit
D) Gengivo-stomatit
E) Encefalit
D) Gengivo-stomatit