7. Pediatri Flashcards
(316 cards)
- Të gjitha pohimet e mëposhtme janë tregues prognostike pozitiv te Leuçemise Limfoblastike
akute në moshën pediatrike përveç:
A) Mosha 3-7 vjeç.
B) Limfocitozë fillestare <10 000/ mm3
C) Seksi mashkull
D) Vlera e hemoglobinës < 7g/dL
E) Trombocitet >100 000 mm3
C) Seksi mashkull
- Kur dyshojmë për një invaginacion intestinal tek fëmija, cili është egzaminimi diagnostik që
përjashton diagnozën?
A) Invertogram
B) Radiografi e drejtpërdrejtë e abdomenit
C) Radiografi me kontrast bariumi
D) Stratigrafi
E) Klizma opake
E) Klizma opake
- Cili është simptomi më i shpeshtë me të cilin fillon kraniofaringioma te fëmijët?
A) Strabizëm
B) Dhimbje koke
C) Turbullime të shikimit
D) Ngadalësim në rritje
E) Marrje mendsh
D) Ngadalësim në rritje
-
Divertikuli i Meckel-it mund të jetë:
A) Simptomatik vetëm në seksin mashkull
B) Simptomatik vetëm në seksin femër
C) Gjithnjë simptomatik
D) Përcaktohet vetëm me autopsi
E) Asimptomatik
E) Asimptomatik
-
Zhurma e pafajshme është zakonisht:
A) Diastolike në pozicion të shtrirë
B) E vazhdueshme
C) Mezotelesistolike
D) Protomezosistolike
E) E pranishme vetëm mbas ushtrimit fizik
D) Protomezosistolike
- Terapia e krizave astmatike të moderuara:
A) Parashikon përdorimin e a2 stimulantëve per os dhe në rast se nuk ka përmirsim për 12 orët
në vazhdim, përdoret prednisolon.
B) Parashikon përdorimin e b2 stimulantët në rrugë inhalatore dhe prednizolonit per os.
C) Kërkon shtrim urgjent në spital.
D) Parashikon përdorimin e a2 stimulantit ipratropium bromid në rrugë inhalatore dhe n.q.s nuk
kemi përmirësim për 4 orë, përdoret prednisolon.
E) Teofilina
A) Parashikon përdorimin e a2 stimulantëve per os dhe në rast se nuk ka përmirsim për 12 orët
në vazhdim, përdoret prednisolon.
- Një vajzë me moshë 4 vjeç, po luante në një fushë të trajtuar me insekticid.
Prindërit e sjellin në ndihmën e shpejtë në gjëndje letargjie, me sekrecione nga goja, miozë,
lotim dhe inkontinencë urine dhe fekale, të vjella dhe dridhje. Mjeku dyshon për
A) Atopina
B) BAL (british antilewisite)
C) Ca- EDTA
D) Naloxon
E) Pralidoxim (2- Pam)
E) Pralidoxim (2- Pam)
- Në rastin e një fëmije me gastroenterit akut, cili është hapi prioritar?
A) Prick- test alergjik.
B) Kërkim i oksiureve në feçe.
C) Testi i absorbimit intestinal
D) Fillimi i terapisë antibiotike.
E) Vlerësimi i gjendjes së hidratimi dhe ekuilibri acidobazik
E) Vlerësimi i gjendjes së hidratimi dhe ekuilibri acidobazik
- Cili nuk është komplikacion i parotitit?
A) Gastriti
B) Pankreatiti
C) Orkiti
D) Adenit supurativ
E) Meningoencefaliti
D) Adenit supurativ
- Cili simptom është tipik për sindromin nefrotik?
A) Glukozuria
B) Poliuria
C) Hematuria
D) Edema
E) Hipertensioni
D) Edema
- Infeksioni me Mycoplasma pneumoniae mund të shkaktojë të gjitha pathologjitë e
mëposhtme, përveç:
A) Bronkitit
B) Bronkiolitit
C) Faringotonsilitit
D) Konjuktivitit
E) Otitis media
D) Konjuktivitit
- Cili egzaminim përcakton gravitetin në diagnozën klinike të bronkiolitit?
A) Ekzaminimi hemokromocitometrik.
B) Rx e Toraksit
C) Saturacioni O2
D) Temperatura
E) Presioni arterial sistemik
C) Saturacioni O2
- Për cilën sëmundje hematologjike në pediatri rekomandohet heparina + plazma e freskët?
A) DIC (KID- koagulimi intravazal i diseminuar)
B) Hemofilia A
C) Sëmundje von Willebrand
D) Hemofilia B
E) Difekt i koagulimit si pasojë e hepatopatisë
A) DIC (KID- koagulimi intravazal i diseminuar)
- Një fëmijë 4 vjeç që merr mësime noti, shfaqet tek pediatri me dhimbje në veshin e djathtë.
Ekzaminimi objektiv i veshit tregon edemë dhe eritemë të kanalit auditiv me praninë e
sekrecioneve me ngjyrë të gjelbër. Dhimbja shtohet me prekje të aurikulës dhe shtypjes mbi
tragus. Cili është shkaktari më i mundshëm i këtij infeksioni?
A) Haemophilus influenza
B) Moraxella catarrhalis
C) Pseudomonas aeruginosa
D)streptococcus agalactiae
E) Escherichia coli
C) Pseudomonas aeruginosa
- Një neonat i gjatë për moshën gestionale paraqitet me lëkurë të rrudhur dhe të deskuamuar.
Thonjtë janë të gjata dhe të gjelbra. Nuk ka prezencë pushi. Sa është mosha gestionale e këtij
fëmije?
A) 34 javë
B) 42 javë
C) 38 javë
D) 40 javë
E) 36 javë
B) 42 javë
- Cila nga ndërhyrjet e mëposhtme është e detyrueshme dhe prioritare tek një fëmijë me arrest
kardiocirkulator?
A) Ekzaminimi biokimik dhe instrumental.
B) Administrimi i medikamenteve jetike.
C) Monitorim i presionit arterial dhe diurezës
D) Vendosja e vigonit dhe fillimi i serumit endovenoz.
E) Lirimi i rrugëve të frymëmarrjes, ventilacion dhe masazh kardiak
E) Lirimi i rrugëve të frymëmarrjes, ventilacion dhe masazh kardiak
-
Intoleranca ndaj proteinave të qumështit mund të manifestohet me të gjitha kuadret klinike
të mëposhtme, përveç:
A) Formë akute me diarre dhe të vjella
B) Formë kronike me kolit / ose anemi
C) Diarre me gjak okult në feçe.
D) Dermatit atopik dhe urtikarie
E) Të vjella dhe acidozë metabolike.
E) Të vjella dhe acidozë metabolike.
- Cila nga pathologjitë e mëposhtme te sistemit genital, mund të jetë shkaktar i abdomenit
akut tek vajzat?
A) Hipertrofia e klitorisit
B) Hipotrofia e klitorisit
C) Torsion i ovarit
D) Hipertrofia e buzëve të vogla
E) Hipertrofia e buzëve të mëdha
C) Torsion i ovarit
-
Sasia e yndyrnave në dietën e fëmijës së vitit të dytë të jetës,këshillohet në një nga opsionet
e mëposhtme:
A) Nën 10% të kalorive ditore.
B) Jo më tepër se 30% të kalorive ditore
C) Jo më tepër se 15% të kalorive ditore.
D) Nën 15% të kalorive ditore.
E) Më tepër se 40% të kalorive ditore.
B) Jo më tepër se 30% të kalorive ditore
- Cili nga trajtimet e mëposhtme duhet të përdoret si medikament i linjës së parë në rastin e
një ataku akut të astmës te fëmijët.
A) beta2 agonist në rrugë inhalatore
B) Kortikosteroid per os
C) beta2 agonist per os
D) Antihistaminikë per os
E) beta2 agonist per os dhe bikarbonat natriumi.
A) beta2 agonist në rrugë inhalatore
- Të gjitha pohimet e mëposhtme janë tipike për stenozën hipertrofike të pylorit, përveç:
A) Alkalozës metabolike
B) Haset më shpesh tek meshkujt
C) Shfaqet mbas moshës 2-3 javëshe.
D) Të vjella pa përmbajtje biliare
E) Të vjella me përmbajtje biliare.
E) Të vjella me përmbajtje biliare.
- Në cilin rast nuk indikohet profilaksia antimeningokoksike?
A) Kontakte familjare me të sëmurin
B) Kontakte me të sëmurin në çerdhe gjatë 7 ditëve paraardhëse.
C) Personeli sanitar që nuk ka pasur ekzpozim të drejtpërdrejt me pacientin.
D) Subjekte në kontakt të drejtpërdrejt me sekrecionet e pacientit, ose që kanë. përdorur objekte
të përbashkëta.
E) Subjekte që kanë fjetur ose ngrënë me pacientin.
C) Personeli sanitar që nuk ka pasur ekzpozim të drejtpërdrejt me pacientin.
-
Hiperplazia gingivale mund të shfaqet tek një pacient i cili merr mjekim me:
A) Meticilina
B) Ampicilina
C) Eritromicina
D) Diphenylhydantoina
E) Tetraciklina
D) Diphenylhydantoina
- Cili nga faktorët e mëposhtëm mendohet se lidhet me sindromin e vdekjes së papritur
foshnjore (SIDS)?
A) Luksacionet e lindura
B) Përdorimi i biberonit
C) Toksikoza e shtatzanisë
D) Kardiopatia
E) Pozicioni shtrirë mbi bark
E) Pozicioni shtrirë mbi bark